Connect with us

Aktuale

Paradoksi i sektorit të ndërtimit në Shqipëri – Rritet siperfaqja e ndërtimit por jo kreditimi i sektorit

Published

on

Lulëzimi i sektorit të ndërtimit sipas shifrave zyrtare për sipërfaqen e ndërtimit dhe lejet nuk pasqyrohet me të njëjtin trend edhe në aspektin e kreditimit.

Banka e Shqipërisë ka analizuar se në tregun e banesave treguesit kryesorë shfaqin rritje. Sipas vrojtimit të BSH-së, indeksi Fischer në rang vendi shënoi rritje si ndaj 6 mujorit të parë 2017 ashtu edhe ndaj periudhës bazë 2013. Me kontribut nga nënindekset për Tiranën dhe bregdetin ndërkohë që rritja e çmimeve reflekton pritshëmrinë pozitive për zhvillimiet në këtë treg nga ana e të intervistuarve. Sipas Bankës rritja e indeksit të çmimit të banesave ka ndodhur kur nga këndvështrimi i kërkesës: ka një nivel pothuajse të pandryshuar të tepricës së kredisë për blerje pasurish të paluajtshme por rënie e lehtë e normës së interesit të kësaj kredie.

Rreth 75 për qind e pronave për banim dhe përdorim të tregtar janë blerë me hua bankare pa ndryshim nga raporti i kaluar. Po kështu kërkesa e  individëve për kredi për pasuri të paluajtshme ka shfaqur rritje dhe kushtet për miratimin e kredisë për këtë lloj kredie dhe këtë kategori huamarrësish raportohen më të lehtësuara kurse koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi ishte 10 muaj rreth 2.2 muaj më e shkurtë se 6 mujori II  2017. Kurse nga këndvështrimi i ofertës sipas BSH kjo ka ndodhur në kushtet kur INSTAT raporton rritje të qenësishme të sipërfaqes dhe numrit të lejeve në ndërtim për objekt banimi.

“Vëllimet e shitjeve janë rritur vetëm për zonat perfierike të Tiranës dhe kanë shënuar rënie në zonat e tjera të kryeqytetit në bregdet dhe në zonat e tjera të vendit. Teprica e kredisë për ndërtimin ka rënë duke ulur peshën e saj në totalin e kredisë për bizneset dukshëm në nivelin mesatar prej 20 për qind të regjistruar gjatë 2007-2011. Cilësia e kredisë për pasuri të paluajtshme është përmirësuar” vlerëson BSH në referuar raportit e Stabilitetit Financiar për 6 mujorin e parë të vitit.

 

Sektori bankar

Banka e Shqipërisë nënvizoi se aktiviteti i sektorit bankar ka qenë përgjithësisht më i ngadalësuar gjatë periudhës. “Përmirësimi i cilësisë së kredisë ka vijuar por me ritme më të ulëta, treguesit e performancës janë në nivele të mira. Ndikimi i ecurisë së kursit të këmbimit ka qenë i rëndësishëm. Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve dhe bizneseve ishte e ngjashme me periudhën e kaluar. Nivelet e huamarrjes konsiderohen të përshtatshme dhe kërkesa e tyre për hua në periudhën e ardhshme rezulton sërish e moderuar. Raporti i kredive me probleme sipas BSH  nuk ka ndryshuar por mbetet më i mirë se një vit më parë. Kontributi i fshirjeve më i vogël dhe ka nevojë të përforcohen format e tjera të zgjidhjes së kredive. Rreziqet e tregut veçanërisht në komponentin “e tërthortë” mbeten të pranishëm dhe kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm. Rreziku i likuiditetit është i ulët por ndikimi në eficencën e veprimtarisë duhet vlerësuar me kujdes. HSF (Indeksi i Stresit financiar) indekset e materializimit dhe të akumulimit të rrezikut sistemik dhe indeksi i stresit financiar përgjithësisht tregojnë rreziqe të kontrolluara për stabilitetin financiar.

 

Përgjigjet e bankave në vrojtimin përkatës tregojnë se ato nuk patën ndryshime të rëndësishme në perceptimin e rreziqeve sistemike gjatë periudhës dhe pritshëmritë mbeten përgjithësisht pozitive. Rritja ekonomike, ulja e normës së papunësisë ecuria e kursit të këmbimit kontrolli i niveleve të borxhit publik dhe përmirësimi i disa treguesve të sektorit bankar që lidhen kryesisht me kapitalizmin dhe likuiditetin e tij dhanë kontribut pozitiv në këtë drejtim. Nga ana tjetër kontribut negativ kanë dhënë ngadalësimi i rritjes së depozitave, tkurrja e kredisë dhe ulja e marzhit neto të interesave në sektorin bankar. RMK-ja e sektorit bankar shënoi nivelin 17.9 për qind duke qenë 1 pikë përqindje më i lartë se niveli i fundit të vitit 2017 dhe dukshëm mbi nivelin minimal të kërkuar rregullativ. Përmirësimi u diktua kryesisht nga rënia e vlerës së ekspozimeve të peshuara me rrezik. Kjo rënie ka ardhur nga faktorë të njëhershëm që lidhen me ndryshimin e kuadrit rregullativ.

 

Rezultati financiar i sektorit ishte në  nivele të mira. Treguesit e rentabilitetit kthimit mbi aktiviet dhe kthimi mbi kapitalin rezultuan përkatësisht 1.54 për qind dhe 15 për qind lehtësisht më të ulët se një vit më parë. Në performancën financiare të sektorit ndikim pozitiv kryesor ka dhënë rënia e shpenzimeve për provigjone lidhur me riskun e kredisë ndërsa rezultati neto nga interesat ka qenë përgjithësisht i qëndrueshëm. Gjatë periudhës marzhi neto nga interesat u ul në nivelin 3.8 për qind kundrejt vlerës 3.9 për qind një vit më parë. Aftësia e sektorit bankar për të përballur rreziqet vlerësohet duke analizuar gjendjen e tij të kapitalizmit dhe të përfitueshmërisë si dhe duke provuar përshtatshmërinë e këtyre treguesve në skenarë stresi nëpërmjet ushtrimit të provës së rezistencës. Në përgjithësi rezultatet tregojnë se sektori bankar mbetet i kapitalizuar dhe me performancë të mirë në skenarë që përmbajnë supozime më pranë realitetit. Në skenarët më ekstremë banka të veçanta dhe sektori bankat do të kishin nevojë për një rritje të kapitalit” vlerëson BSH në raportin e Stabilitetit Financiar.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending