Connect with us

Featured

Para se të blini një shtëpi, keni parasysh këto këshilla

Published

on

Blerja e shtëpisë suaj të parë është një moment i rëndësishëm dhe një investim i madh. Nëse bëhet gabimisht, pasojat mund të jenë të kushtueshme.

Të rinjtë përbëjnë pjesën më të madhe të blerësve të shtëpive dhe është normale që të bëjnë gabime në blerjen e tyre.

Ndaj më poshtë ne kemi listuar 3 gjëra që duhet të keni parasysh përpara se të blini shtëpinë tuaj të parë.

Shmangni këto tre gabime dhe nuk do t’ju duhet të blini një shtëpi të dytë për të rregulluar gabimet e shtëpisë së parë.

  1. Përdorni një agjent profesional të pasurive të paluajtshme

Blerësit që kanë një agjent të kualifikuar dhe me kohë të plotë që i ndihmon ata përfitojnë shumë nga ekspertiza e tyre pasi një agjent i mirë njeh kushtet aktuale të tregut dhe do ta keni shumë të lehtë për të gjetur një shtëpi të mirë me një çmim më të lirë.

Blerja e një shtëpie është ndër vendimet më të rëndësishme financiare që do të bëni ndonjëherë kështu që është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një agjent profesional të pasurive të paluajtshme.

  1. Mos blini një shtëpi shumë të shtrenjtë

Shtëpitë e shtrenjta kanë gjithçka të shtrenjtë. Nëse blini një shtëpi të shtrenjtë mos mendoni se gjithçka mbaron aty. Ato para që shpenzuar janë vetëm fillimi.

Një shtëpi e tillë, ka nevojë për një mirëmbajtje të mirë, për një siguri më të lartë të cilat me kalimin e ko0hës shndërrohen në kosto që zor se përballohen.

Kur të blini një shtëpi të tillë, edhe nëse i posedoni të gjitha paratë, mendohuni mirë pasi gjithçka fillon pas blerjes së saj.

Bëni llogari në fillim të procesit dhe jini realistë për ato që mund të përballoni.

Në fund të fundit edhe shtëpia e ëndrrave tuaja mund të shndërrohet në një mankth kur të mos jeni në gjendje të paguani faturat e shtrenjta që do t’ju vijnë në fund të muajit.

  1. Mos e nënvlerësoni faturën përfundimtare

Mbajtja e një shtëpie është shpenzim dhe angazhim i madh. Në fakt për blerësit për herë të parë është njësoj sikur t’ju ketë ndryshuar jeta.

Kur kaloni në shtëpinë tuaj ju bëni një lëvizje të madhe përpara kështu që kur flitet për blerjen e një shtëpie nuk flasim vetëm për ato katër mure po ashtu sikurse thamë dhe më sipër ju duhet të mendoni për mirëmbajtjen, sigurinë si dhe mobilimin e saj.

Kështu që bëjini llogaritë në total dhe në fund të gjithë këtyre vendosni se cilën shtëpi do të blini. Blerja e një shtëpie fillimisht nuk bëhet me zemër por me laps e letër.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending