Arkitekturë
Para dhe Pas: 9 gjëra që dikur ishin të pamundura për t’u bërë në Dubai
BIZNESI
– 10 vite më parë, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk lejonin që sipërmarrësit të ndërtonin kompanitë e tyre në vend, në rast se 51% e biznesit nuk ishte në pronësi të një vendasi. Por tani EBA kanë shfuqizuar këtë kërkesë. Kufizime ka ende industria e naftës dhe kompanitë e sigurimit, por sektorë si transporti, shërbimet për turistët dhe guidat janë të hapura për të huajt.
– Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ofrojnë qëndrim të përhershëm, ndaj edhe shumë punonjës dhe studentë janë zhgënjyer nga sistemi i vizave afatshkurtra. Por së fundmi qeveria ka aplikuar vizat pesë dhe dhjetë vjeçare që mund të merren nga investitorët, sipërmarrësit, mjekët, specialistët e artit, studentët ekselentë dhe jo vetëm.
– Më parë as që mendohej, por tani, si pjesë e strategjisë së Dubait për t’u kthyer në një vend kyç për biznesin dhe teknologjinë, shumë programe financohen nga fondi shtetëror.
INFRASTRUKTURA
– Dikur, ishte e pamundur të lëvizje në Dubai pa një makinë. Por Metro Dubai ka siguruar tashmë një sistem tranzit masiv dhe të përshtatshëm për një metropol modern. Transporti publik është zgjeruar edhe në vendet me ujë përmes mjeteve të përshtatshme.
– Si një vend me klimë me diell gjatë gjithë vitit, Dubai ka qenë relativisht i ngadaltë për të përqafuar mundësinë e energjisë diellore. Megjithatë qeveria ka marrë masat që të instalojë panelet diellore në 10 për qind të shtëpive në Emirate.
– Trajtimet e fundit mjekësore as që mendoheshin për Dubain e dhjetë viteve më parë, por me ritme të shpejta, metropoli ia doli që të tërheqë pafund të interesuar të kësaj fushe, duke qenë se përqafoi trajtimet e avancuara në kohë rekord.
TURIZMI
– Ndonëse 10 vite më parë, teknologjia nuk qe fort pika e fortë e Dubait, sot metropoli qëndron në rreshtin e parë në vijën e inovacionit për realitetin virtual.
– Gjatë viteve të mëparshme, Dubani nuk ka qenë fort mikpritës për çiklistët, por krijimi i zonave pa makina, e kanë bërë tepër të lehtë për t’u eksploruar nga njerëzit që përdorin biçikletën.
– Ritmi i ndryshimit mund ta bëjë Dubain të duket sikur ka lindur brenda natës, por qyteti ka një histori interesante. Prandaj edhe qeveria përpiqet gjithnjë që përmes programeve të ndryshme të tërheqë sa më shumë vizitorë të sfondit historik.
Vite më parë, Dubai shihej si një qytet i thjeshtë, me një port peshkimi, muze dhe ekspozita që dokumentonin mënyrën e thjeshtë të stilit të jetesës, përpara se të vinte epoka e qiellgërvishtësve.