Arkitekturë
Panasonic krijon një kamerë sigurie në formë llambe

Panasonic është duke krijuar një llambë inteligjente e cila ndërthur një kamera sigurie me një llambë dhome që vendoset në çdo ambjent të shtëpisë.
Pajisja është dizajnuar për tu bërë të mundur njerëzve të monitorojnë shtëpinë e tyre pa qenë nevoja për të instaluar kamera në mur të cilat janë edhe mjaft të dukshme. Kamera e vendosur në llambë është krejtësisht e padukshme dhe e bën akoma më të efektshëm monitorimin pasi askush nuk do e vinte re.

Por një aspekt i tillë ka rritur edhe shqetësimet mbi privatësinë duke qënë se ekziston rreziku i survejimit dhe regjistrimit të të dhënave nga kompani të interesuara. Llamba është quajtur ‘HomeHawk Floor’. Dizajni i Panasonic do të thotë që nëse një person duhet të kontrollojë nga afër pajisjen, ata do të jenë në gjendje të identifikojnë një lente të madhe dhe me kënd të gjerë që drejtohet nëpër të gjithë dhomën.
Megjithëse nuk është përcaktuar ende asnjë çmim me të cilin do të vijë në treg për përdoruesit llamba mendohet se do të ketë një kosto që varion nga 185 deri në 199 dollarë. Pajisja vjen në opsionet e dy, katër ose gjashtë këmbë lartësi, duke e lejuar atë që të vendoset në rafte, si dhe të qëndrojë në gjendje të lirë në këmbë. Sipas Panasonic, lentja me kënd të gjerë 140 gradë e kameras duhet të ofrojnë mbulim të plotë të shumicës së dhomës, varësisht se ku është vendosur. Kamera e aktivizuar me lëvizje mund të regjistrojë në full HD duke përfshirë natën duke përdorur teknologjinë e ngjyrave të natës.

Regjistrimi fillon dy sekonda para çdo aktivizimi të sensorit të lëvizjes dhe mund të shikohet në kohë reale nëpërmjet aplikacionit HomeHawk, në pajisjet Android dhe iOS. Një mikrofon i integruar dhe një sistem zëri do të thotë që pronarët e shtëpive mund të ‘komunikojnë’ përmes llambës dhe thuhet se janë në përputhje me shumicën e shërbimeve të asistentit të zërit që me sa duket nënkupton Alexa, Siri dhe Google Assistant.

