Connect with us

Aktuale

“Palestra e Podujevës” fut në konflikt Komunën dhe AKP-në, për shkak të tokës

Published

on

Toka që është planifikuar që të mbajë objektin e Palestrës Sportive në Podujevë, është bërë “mollë sherri” mes Komunës së Podujevës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Shkëndije Ahmeti

Në mesditën e të mërkurës, 22 nëntor, në këtë tokë të ish-ndërmarrjes “Fapol”, përfaqësues të komunës dhe kompania e kontraktuar për ndërtim, shkuan për ta vënë gurthemelin e palestrës, por nuk doli si e menduan. Ata u penguan nga Drejtori i Kompanisë “Jaha”, pasi kjo kompani tash e dy vite ka marrë me qira tokën nga AKP-ja. Toka nuk do i jepet komunës, derisa kjo e fundit të lëshoj një shkresë.

Në një përgjigje elektronike për Ndëtimi.info, zyrtari për informim nga AKP, Veton Hajdini thotë se Kuvendi Komunal i Podujevës me anë të vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të palestrës ka marrë vendim të një anshëm i cili bie ndesh me interesat ligjore të AKP-së.

“Kuvendi Komunal i Podujevës me anё tё Vendimit ‘Pёr caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit tё Palestrёs Sportive nё Podujevё’, Nr. 02-353-34064 i datёs 20.04.2016 nё mënyrë tё njëanshme ka ndёrmarrё veprime qё bien ndesh me interesat ligjore tё AKP-sё. Mё saktёsisht pёrmes këtij vendimi Kuvendi Komunal ka caktuar lokacionin pёr ndёrtimin e objektit tё Palestrёs Sportive nё Podujevё nё ngastrёn nr. 1541-2, kultura ‘arё’, klasa 2, vendi i quajtur fidanishte, nё sipërfaqen 20,000 metra katrorë, zona kadastrale Podujevё, certifikata e pronёsisё  P-71712062-01541-2”, thuhet përgjigje.

Se vendimi i komunës është i kundërligjshëm, AKP ia kishte thënë edhe ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në shkurt të 2012.

“Me 21.02.2012, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka pranuar shkresën nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal gjegjësisht nga ministri i kësaj ministrie, ku në mes tjerash thuhet, cituar: “Vendimi i Kuvendit të Komunës së Podujevës është i kundërligjshëm dhe kërkon nga i njëjti organ që ta rishqyrtoj aktin në fjalë dhe të ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet konkrete në mënyrë qe vendimi të jetë në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thotë Hajdini.

Njëjtë si AKP edhe Komuna e Podujevës po thotë se kjo tokë i takon komunës.

“Dëshmi se ajo palujtshmëri është pronë e Komunës së Podujevës është fletëposedimi dhe kopjet e planit e të gjitha pronave në emër të Kuvendit të Komunës, gjendja e viteve 1983/1988, prona të cilat nuk janë në menaxhim të AKP-së, ku figuron edhe prona përkatëse, fletëposedim në të cilin nuk janë  përfshirë kategoritë tjera të pronave shoqërore”, kështu i tha Ndërtimi.info, zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi.

Tutje Elezi ka treguar se AKP i ishte drejtuar edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë-Dega në Podujevë për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë për ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga ana e komunës në paluajtshmërinë, por që kjo padi ishte refuzuar si e pabazuar.

Elezi potencon se deri më tani nuk është asnjë dëshmi se paluajtshmëria e cekur ka qenë ndonjëherë në emër të Ndërmarrjes Shoqërore “Fapol”.

“Bazuar në faktet e cekura, çdo insistim i mëtejshëm lidhur me pronësinë e palujtshmërisë së cekur është arbitrarë, tendencioz dhe pa mbështetje ligjore. Ndërsa sa i përket objekteve të NSH “Fapol”, të cilat i janë dhënë me qira “Jaha Company” sh.p.k., kjo është krejtësisht çështje tjetër dhe absolutisht Komuna nuk e konteston se janë asete në menaxhim të AKP-së”, tregon Elezi.

Megjithatë ai insiston se zbatimi i punimeve të palestrës do të nis në një afat  të shkurtër.

E në rast se do të pengohen nga ndokush, ai thotë se komuna do ndërmerr masa të nevojshme ligjore.

“Komuna do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme ligjore për mbrojtjen, lirimin dhe menaxhimin e pronës konkrete. Në këtë kontekst, Komuna  i është drejtuar AKP-së me një shkresë që përfundimisht të tërhiqet nga pretendimet e pabazuara lidhur me pronësinë e ngastrës së cekur, në mënyrë që të krijohen kushtet e papenguara për fillimin e punimeve. Në të kundërtën, në rast të pengesave për realizimin e projektit të përmendur, AKP do të bartë përgjegjësitë ligjore dhe materiale”, përfundon Elezi.

Kurse drejtori i kompanisë “Jaha”, Jahir Hoxha në një prononcim për media atë ditë pati deklaruar se nuk do e lejojnë ndërtimin e një gurthemeli pa njoftim zyrtarë të AKP-së.

“Ne këtë kompani e kemi në kontratë qe dy vite me Agjensionin Kosovar të Privatizimit dhe e shfrytëzojmë këtë pronë në mënyrë të ligjshme zhvillojmë aktivitet këtu me një kompani gjermane qe një vit e sipër. Ne nuk kemi kontest me komunën as me AKP- në por komuna ka ardhë sot me inspektoriat për me hy brenda me e qit një gurthemel për një palestër sportive. Ne nuk jemi të njoftuar prej Agjensionit të Privatizimit që komuna mundet me hy edhe me e bë këtë veprim. Ne e njoftuam Agtjensionin e Privatizimit për veprimet që i ka bërë komuna dhe pas shkresës që u bë prej AKP- së, komuna u largua dhe nuk e ditëm pse nuk e qitën gurthemelin. Ne kërkojmë një shkresë prej AKP- së që mundet mu leju ky veprim i komunës. Në momentin që AKP-ja lejon ndërtimin, nga ne nuk ka problem. Ne jemi qiraxhinj dhe ne nuk kemi problem por ne e kemi obligimin ndaj asaj kontrate dhe nuk mund të lejojmë që dikush me qit gurthemel pa njoftimin e AKP- së”, citohet të ketë thënë Hoxha.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending