Connect with us

Aktuale

Pal Lekaj për 120 ditë pune shtroi vetëm 600 metra rrugë

Published

on

Në fillim të muajit maj, Ministria e Infrastrukturës kishte filluar punimet për zgjerimin e segmentit rrugor në dalje të Prishtinës, në magjistralen që lidh kryeqytetin me komunën e Gjilanit.

Ministria e Infrastrukturës, në fillimin e punimeve në këtë segment rrugor kishte premtuar se punimet do të përfundojnë brenda 55 ditëve të punës.

“Segmenti i rrugës nacionale N25.2, do të jetë i gjatë 600 metra, me katër korsi dhe do të kushtojë 800 mijë euro, kurse punimet në zgjerim të këtij segmenti do të përfundojnë brenda 55 ditësh”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë se afati për përfundimin e punëve ka qenë 55 ditë pune ose 77 ditë kalendarike.

“Është e vërtetë se kemi deklaruar që punimet do të përfundojnë brenda afatit të kontraktuar, prej 77 ditëve kalendarike”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Por, kanë kaluar 120 ditë kalendarike që nga fillimi i punimeve dhe punimet ende nuk kanë përfunduar.

Përgjegjësinë për këtë vonesë, Ministria e Infrastrukturës ia faturon KEDS-it dhe Ujësjellësit.

“Në momentin e fillimit të implementimit të projektit në fjalë, operatori ekonomik, ka bërë kërkesë në KEDS, në KUR dhe këto dy ndërmarrje janë vonuar në përgjigjet e tyre ndaj situatës dhe të njëjtat nuk janë përgjigjur për shënimet e sakta gjatë projektimit dhe pastaj operatori ekonomik gjatë implementimit ka hasur në probleme të mëdha, në kabllot e rrymës dhe në instalimet e ujësjellësit dhe të atyre të ujërave të zeza”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala i cili i ka mohuar akuzat e Ministrisë se janë vonuar në përgjigjen e tyre.

“Ne i kemi dërguar në kohë dhe deri në detaje të gjitha të dhënat e kërkuara nga ministria. Ne kemi dërguar ekipe speciale që të tregojnë trajektoren dhe thellësinë e kabllove (të paktën tri herë), e kemi caktuar një inxhinier që të mbikëqyrë punimet, dhe jemi duke e dërguar çdo ditë një mbikëqyrës që të inspektojë dhe të ndihmojë kontraktorin”, thuhet në përgjigjen e Buzhalës.

Përkundër këtyre përpjekjeve të KEDS-it, Buzhala thotë se kontraktori i ministrisë i ka dëmtuar disa herë kabllo gjatë punimeve.

“Kontraktori  i Ministrisë nuk ka punuar konform kësaj, duke dëmtuar çdoherë kabllot tonë, madje njëherë  tetë kabllo njëherësh, duke na shkaktuar telashe të mëdha në furnizim me energji elektrike, duke përfshirë edhe konsumatorët e mëdhenj që janë andej përreth”, thotë Buzhala.

Një problem tjetër gjatë zhvillimit të këtyre punimeve, sipas Ministrisë së Infrastrukturës janë edhe shpronësimet dhe një pompë e derivateve të naftës të cilat sipas Ministrisë janë duke u zgjidhur.

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se brenda afatit prej 10 ditëve do të fillohet asfaltimi i dy korsive për të mundësuar qarkullimin më të lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe për të vazhduar tutje deri në përmbylljen e tërësishme të këtij projekti.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj këtë vikend  ka vizituar punimet në zgjerimin e rrugës N25.2, në hyrje të Prishtinës,  për të cilën ka premtuar se punimet do të përfundojnë deri më 10 shtator.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending