Ndërtim
Pajisjet perfekte dimërore për punë në ndërtim
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/gadgets-1.jpg)
Nëse ndërtoni në një klimë veriore ose në kushte të tjera të ftohta, përgatitja për dimrin në vendin e punës është po aq i rëndësishëm si përgatitja në shtëpi. Mjetet ose materialet mund të ngrijnë nga i ftohti, dhe boja ose betoni nuk mund të thahen.
Dëbora ose akullit në vend mund të paraqesin vonesa të ndërtimit dhe të krijojnë kushte të rrezikshme të punës, veçanërisht nëse puntorët vozisin apo ecin në rrugët e akullta ose punojnë në vende të larta.
Më poshtë janë disa shembuj të veglave të punës, pajisjeve dhe veshjeve të bëra për t’i bërë ballë kushteve dimërore dhe për të përmirësuar rehatinë, sigurinë dhe produktivitetin e punëtorëve.
Dorezat e punës “Rig Lizard Arctic TP-X” të cilat janë të trasha dhe rezistuese ndaj prerjeve, dhe me një material shtesë në mes të gishtave dhe janë kundër ujit.
Xhaketat me ngrohje “M12 te Milwaukee” janë me elemente nxehjeje të fibrave të karbonit me bateri. Përdoruesit janë mund të ndezin dhe fikin elementet e ngrohjes me prekjen e një butoni brenda xhaketës. Sistemi i ngrohjes mund të ofrojë deri në 8 orë ngrohje përgjatë gjoksit, prapa dhe në xhepa.
Çizmet e punës me zinxhirë “ICEtrekkers”, të cilat nuk iu lejojnë të rrëshqisni në borë dhe akull.
Pantallonat Vintage Lined Duckwear sigurojnë ngrohtësi me një shtresë të trashë pambuku në brendësi. Ata kane dy xhepa, një xhep për telefon, një për çekan dhe një rrip për të vendosur vegla të tjera.
Aplikacioni Raken, i cili raporton mbi motin tri herë në ditë duke treguar për kushtet e përshtatme atmosferike për punë së bashku me një raport se si moti mund të ndikojë mbi procesin e punës.
Sinjalizuesi i sigurisë MobileDefender i cili me një të shtypur butoni tregon se jeta e një punëtori është në rrezik duke treguar lokacionin e tij.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)