Aktuale
Paga minimale ende sfidë në Kosovë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/auto_08akb1510144293.jpg)
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini sot ka pritur Avni Ajdinin, kryetarin e Sindikatave të Bashkuara të Kosovës-BSPK me një delegacion me të cilin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme punëdhënës – punëmarrës.
Sipas komunikatës për media, Shahini i ka uruar kryetarit të ri të Sindikatave, Avni Ajdinit detyrën e re dhe e ka quajtur sfidë të madhe të jesh kryesindikalist në Kosovë, kur merret parasysh se pozita e punëtorëve nuk është e mire. Ai tha se bashkërisht duhet të rrisin dialogun ndërinstitucional edhe në Këshillin Ekonomiko – Social për të përmirësuar pozitën edhe të punëdhënësve edhe të punëmarrësve.
Bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve ka qenë i mirë, por kjo duhet të rritet edhe më shumë në mënyrë që të rritet besueshmëria e ndërsjellë dhe në këtë mënyrë të ndërtohen politikat më të qëndrueshme dhe reale sipas tregut të punës në Kosovë.
Sipas Shahinit, sfidë e përbashkët është gjetja e zgjidhjes për pagën minimale në Kosovë. Ai e informoi Ajdinin se AKB ka realizuar një hulumtim rreth kësaj pike të ndjeshme dhe do të propozojë së shpejti një modalitet të bazuar ne ligjet aktuale, ne situatën ekonomike ne vend dhe rritjen e konsumit të përgjithshëm; po ashtu tha se mbeten sfidë ndryshim –plotësimi i Ligjit te Punës dhe zbatimi i tij, pastaj informaliteti në punësim, sigurimet shëndetësore si dhe Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive.
Kryetar i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se bashkëpunimi nuk do të mungojë në asnjë fushë dhe “ne jemi të gatshëm në çdo kohë të përballemi me sfida, duke dhënë kontributin tone ne zgjidhjen e tyre”.
Në komunikatën për media kryesindikalisati citohet të ketë thënë se pajtohet që paga minimale të diskutohet ne nivel të Këshillit Ekonomiko – Social me të gjithë partnerët dhe te gjendet modaliteti n sipas ligjeve tona dhe rritjes ekonomike ne vend. Po ashtu theksohet se ata u pajtuan se kategorizimi i pagës minimale sipas moshës është diskriminim.
Infomaliteti e keqëson pozitën e punëtorit në Kosovë dhe këtë duhet ta luftojmë bashkërisht.
Ligji i Punës dhe zbatueshmëria e tij është përgjegjësi e të gjithëve, por mbikëqyrjen e zbatueshmerise së tij e ka përgjegjës inspektorati i tregut te punës ne kuadër te Ministrisë se Punës dhe për të qenë efikas duhet të rritet edhe vetëdija punëdhënës- punëmarrës.
AKB dhe BSPK u dakorduan që të kenë takime të rregullta për të rritur dialogun dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)