Aktuale
Osmani: Ministria e Mjedisit duhet të bëjë ndryshime ligjore për marrjen e lejes për ndërtime
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/minsitria.jpg)
Për përmirësimin e ndërtimeve përfshirë edhe ato të larta, ku ka e ku nuk ka ngecje nëpër komunat e Kosovës po nevojitet edhe një angazhim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Kështu ka thënë në një intervistë për Ndërtimi.info, arkitekti Valdet Osmani.
Osmani po thotë se Ministria duhet të bëjë ndryshime ligjore dhe harmonizim e udhëzimeve administrative, si ato në regjistër dhe në regjistrin e kadastrës.
Arkitekti Osmani, i cili është edhe kontribuues në raporte të Bankës Botërore, po thotë se ngecje ka në të gjitha Komunat e Kosovës, por që refuzimet dhe ankesa ka më së shumti në Komunën e Prishtinës.
“Kjo është dashtë me ardh me mbikëqyr vetë ministria si mbikëqyrëse e dikastereve të komunave pasi që ata i kanë të dhënat nga të gjitha komunat dhe i shohin se ku po ka ngecje dhe ku nuk ka. Shihet se më së shumti ka refuzime dhe ankesa në Komunën e Prishtinës”, tha ai.
Po nevojitet edhe ndryshime ligjore të cilat bëjnë harmonizimin e udhëzimeve administrative.
“Që do të thotë se me lehtësu dhe me modernizu sistemin Ministria e Mjedisit duhet të bëjë disa ndryshime ligjore duhet të bëjë harmonizimin e udhëzimeve administrative. Pasi që Ministria e Mjedisit e ka edhe kadastrën, pra duhet të bëjë lehtësira edhe në regjistër dhe ndryshime në regjistrimin në kadastër. Psh regjistrimi i banesave nuk ka nevojë të bëhet disa herë, apo me shku te noteri për me verifiku transaksionet disa parkontrata që po bëhen tash që nuk janë të paraparë. Dhe gjitha ato që të programoj, dhe pastaj personi që merr leje të marr të gjitha në një vend”, ka potencuar arkitekti Osmani.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)