Connect with us

Featured

Osmanaj: Mungesa e rregulloreve dhe inxhinierëve ka bërë që ujësjellësit të ndërtohen dobët

Published

on

Inxhinieri i hidroteknikës, Lavdim Osmanaj, që aktivitetin e tij e shtrin sikur në edukim ashtu edhe në organizatën zvicerane CDI (Community Development Initiatives), ka folur gjerë e gjatë për sistemet e ujësjellësve dhe ujërave të zeza, duke u thelluar edhe në përmbytjet nga ujërat.

Uran Haxha

Këto ai i ka thënë në intervistë për Ndërtimi.info, ku problemet e tanishme që hasen me sisteme të ujësjellësve, sipas Osmanajt kanë zanafillën në periudhën e pasluftës.

“Pasluftës ka filluar një investim i madh në furnizimin e ujit për banorë. Ka qenë nevojë emergjente, pasi më parë ka pasur shumë mungesa në infrastrukturë. Atëherë nuk ka pasur rregullore nga institucionet dhe ka pasur vakuume. Ato na kanë kushtuar dhe na kushtojnë akoma. Një vend ku nuk ka rregullore të mirëfillta, mungon kualiteti i punëve, i materialeve që do të thotë është futur lloj-lloj materiali, pa testime e pa analiza”, ka thënë Osmanaj.

Sipas asaj që ai ka parë dhe ka prekur, pasluftës mungesa e inxhinierëve të hidroteknikës, ka krijuar hapësirë që edhe inxhinierë të profileve tjera të fusin duart në këto projekte, dhe janë pikërisht këto projekte ku ka problem tani, raporton Ndertimi.info.

Më mirë nuk janë as sistemet e ujërave të zeza, të cilat pothuajse gjithkund nuk janë të ndara nga prurjet e reshjeve atmosferike, që krijojnë sasi të madhe të ujit dhe dalin nga kapacitetet e gypave.

Dizajnimi, projektimi dhe punimi i sistemeve të ujërave të zeza jo mirë janë rezultat i mbushjes së rrugëve me ujë kur bie shi, shndërrimit të shesheve në liqene kur bie shi më shumë se një orë dhe të ngjashme.

Nga parashikimet që thotë inxhinieri Lavdim Osmanaj, në Kosovë “ka nevojë çdo herë për investime, por mendoj se për tri vitet e fundit rregullohet mjaftueshëm pjesa e ujësjellësit, në mënyrë të pranueshme”.

Intervista e plotë me plot detaje tjera më poshtë:

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending