Aktuale
OShP kthen në Rivlerësim këtë tender të MFSK-së

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka anuluar dhënien e kontratës për tenderin e hartimit të elaboratit për shpronësim për poligonin kryesor të trajnimeve për nevojat e FSK-së, duke e kthyer kështu lëndën në Rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info
Kjo pasi që paneli shqyrtues i OShP-së, ka gjetur shkelej të Ligjit të Prokurimit Publik nga Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Ndaj kësaj të fundit ankesa ka ardhur nga operatori ekonomi “Studio Hapësira”, e cila ka pretenduar se AK, pra Ministra e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka vepruar në kundërshtim me nenin 7 paragrafi 1.2.3 dhe 4, nenin 11, 27 paragrafi 1 dhe 10, nenin 51 paragrafi 1,2 dhe 3, neni 52 paragrafi 1,3 dhe 10 të Ligjit të Prokurimit Publik.
Pas kësaj ankese OShP ka autorizuar ekspertin shqyrtues për të shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore.
Nga e cila rezulton se paneli shqyrtues obligon MFSK që gjatë rivlerësimit të ofertave t’i përmbahet në detaje dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik dhe kërkesave të vendosura në dosje të tenderit.
Kjo pasi që marr parasysh nenin 18.4 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik (RrUOPP), në të cilën shkruan se çdo fjali në dosjen e tenderit do të përpilohet mirë, pasi që dosja e tenderit është material themelor, më bazë të cilit operatorët ekonomik do të krijojnë tenderët e tyre. Dosja e tenderit do të përgatitet në mënyrë të tillë, që -si rregull parimor-të mos ketë nevojë për informata sqaruese shtesë.
Veç kësaj paneli shqyrtues sqaron se autoriteti kontraktues duhet të merr në konsideratë edhe nenin 1 të LPP, pasi që dihet se qëllimi i këtij ligji është të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve të tjera të autoriteteve kontraktues në Kosovë.
