Prokurim Publik
OSHP-ja kthen në rivlerësim tenderin për rrugën Junik – Gjeravicë
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka kthyer në rivlerësim aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë, projekt i Komunës së Junikut.
Gjykata e tenderëve ka marrë këtë vendim pas shqyrtimi të procesit të prokurimit, nga ana e ekspertit të OSHP-së, që është bërë pas ankesës së operatori ekonomik “Joos & Krasniqi-Bazë” Sh.P.K. dhe kjo ankesë ishte vlerësuar si pjesërisht e bazuar. Ky operatori ekonomik ishte ankuar se Komuna e Junikut nuk kishte respektuar Ligjin për Prokurim Publik.
“Paneli Shqyrtues kërkon nga Autoriteti Kontraktues zbatimin e rekomandimit të ekspertit shqyrtues dhe në afat prej 10 ditësh ta informojë me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Sipas vendimit të OSHP-së, operatorit ekonomik ankues “Joos & Krasniqi-Bazë” i kthehet sigurimi i ankesës. Në lidhje me këtë ky operatori ekonomik urdhërohet që në afat prej 60 ditësh të bëjë kërkesë për kthim të sigurimit të ankesës, në të kundërtën i bëhet konfiskimi i dispozitës dhe këto mjete kalojnë në buxhetin e Kosovës.