Aktuale
Opozita në Shtime kritikon Komisionin e prokurimit për mungesë të transparencës
Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, dega në Shtime kanë kërkuar nga komuna, pikërisht nga komisioni i prokurimit të jenë më transparentë gjatë procedurave tenderuese për projekte kapitale.
Sipas opozitës, është shqetësuese se si kompania “Ardhmëria” në Shtime, gjatë vjetëve të fundit, ka marrë shumicën e tenderëve për projekte kapitale, ndërkohë punimet në terren po realizohen nga nënkontraktorë të tjerë, raporton Koha Ditore.
Rreth kësaj çështjeje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të KK-së pak ditë më parë derisa kuvendarët kërkuan llogaridhënie nga komuna rreth shpenzimit të parasë publike. Në anën tjetër, në Komunën e Shtimes kanë thënë se çdo procedurë tenderuese është transparente dhe çdoherë projektet fitohen nga kompanitë me çmime më të lira.
Ndërkaq, sa i përket kompanisë “Ardhmëria”, zyrtarët komunalë në Shtime kanë sqaruar se gjithmonë ka qenë më i liri nëpër tenderë, pasi që ndoshta ka ndikuar se kjo kompani i ka të gjitha mjetet për punë, madje i ka edhe produktet e veta për projekte të ndryshme.
Naim Zejna, shef i grupit të këshilltarëve në KK të Shtimes nga radhët e LDK-së, ka thënë se komisioni për dhënien e tenderëve në Komunën e Shtimes duhet të jetë më transparent dhe apolitik, pasi që shumë kompani konkurrojnë për tenderë të ndryshëm, mirëpo asnjëherë nuk mund të përfitojnë ndonjë punë.
“Kjo çështje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit, mirëpo edhe për ne si LDK, është shqetësuese se si kjo kompani po arrin për çdo vit t’i marrë shumicën e tenderëve për projekte kapitale. Ndërkohë, punimet në terren po kontraktohen sërish, pastaj punimet nuk po realizohen me cilësi standarde etj. Ne kërkojmë nga komuna të jetë sa më transparente kur bëhet fjalë shpenzimi i parasë publike, sepse shumë kompani të tjera po ankohen se nuk po mund të marrin asnjëherë ndonjë punë nga komuna”, ka thënë Zejna.
Besnik Seferi, këshilltar në KK të Shtimes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se gjatë katër vjetëve të fundit, kompania “Ardhmëria” ka përfituar gjithsejtë 44 tenderë nga Komuna e Shtimes në vlerë prej 2 milionë e 667 mijë eurosh
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale21 hours ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale