Connect with us

Aktuale

Objektin e Aeroportit të Gjakovës e merr Ministria e Mbrojtjes, 17 punëtorë në ankth

Published

on

Vendimi i para tre muajsh i Qeverisë Haradinaj që Aeroporti i Gjakovës të kalojë për shfrytëzim te Ministria e Mbrojtjes pritët t’i kushtojë me humbje pune 17 punëtorëve të këtij aeroporti. Disa nga këta punëtorë kanë protestuar sot duke kërkuar që të dalin në vendin e punës, ndërkohë ministria e Zhvillimit Ekonomik sqaron se duhet pritur vendimin e Qeverisë, që rrjedhimisht varet nga mendimi ligjor i Gjykatës Kushtetuese.

Nëntë punëtorë që e kanë bërë sigurimin e Aeroportin të Gjakovës ka dy javë që nuk lejohen të hyjnë dhe ta kryejnë punën e tyre që iu figuron në kontratë deri në vitin 2020. Kjo sepse me ardhjen e trupave të FSK-së, atyre u janë marrë gjitha kompetencat. Ndërsa, nga dita e nesërme dhe tetë punëtorë të tjerë të stafit menaxhues dhe teknik pritët t’iu ndalohet hyrja brenda aeroportit.

Pavarësisht motit të ligë që mbizotëronte në orët e hershme në Gjakovë, ish punonjësin e sigurimit në këtë aeroport, Sadri Tafën, nuk e pengoi që të shpreh revoltën për padrejtësitë, siç ai po pretendon se po iu bëhen. Duke i shprehur gjitha këto, ai për KosovaPress thotë se janë larguar prej pune pa asnjë paralajmërim dhe asgjë nuk i ka ardhur atyre me shkrim që 14 ditë.

Tafa adreson akuza dhe ndaj stafit menaxhues ku thotë se janë bërë selektime të punëtorëve, pasi një pjesë, ende lejohet ty hyjë brenda aeroportit.

“Prej datës 16 të këtij muaji ne jemi të larguar prej pune në mënyrë gojore. Problemi qëndron aty se neve nuk na është dhënë asgjë me shkrim. Një arsye e vetme që deri më sot nuk dalim në punë. Meqenëse ne kemi kontratën deri më vitin 2020. Jemi të punësuar gjithë kolegët që jemi këtu bashkërisht prej viti 2013, do të thotë se 6 vite, e neve se dy jave nuk na lejohet me hy brenda. Një shqetësim tjetër ekziston tek na sidomos prej stafit menaxhues këtë rast drejtoreshës, po mendojmë ose supozojmë se është bërë një selektim, për shkak se një pjesë e punëtorëve janë, kurse një pjesë siç e shihni nuk lejohen të hyjnë brenda”, thotë ai.

Qartësim të situatës së tyre kërkon dhe punëtori tjetër i aeroportit, Sezai Kamberi.

“Qëllimi është vetëm me u qartësu gjendja jonë se çka ka me u bë më tutje me neve. Asgjë me shkrim nuk kemi vetëm deklarata dhe fjalë… na jemi në punë mirëpo nuk jemi tu punu, ata po dëshirojmë të qartësohet gjendja jonë sa ma shpejt”, thotë ai.

Ndërkaq, gjitha akuzat për selektime të punëtorëve i mohon drejtoresha e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, teksa thotë se ajo nuk ka asnjë përgjegjësi edhe se prej ditës së nesërme, asaj, bashkë me punëtorët tjerë teknik do t’iu ndalohet hyrja në aeroport.

Për mosqartësimin e situatës dhe pozitës se tyre ajo ka akuzuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ka kërkuar që të respektohet ana ligjore e tyre pasi kanë kontratë deri më 30 prill të vitit 2020.

“Nuk janë veç me këta punëtorë, jemi të gjithë punëtorët. Kur të referohem me aeroport të Gjakovës janë në pyetje 17 punëtorë… prej datës 16 me kërkesë të menaxhmentit për përfundimin e punëve administrative një pjesë e stafit iu ka lejuar nga Ministria Mbrojtjes me mbet në administratë me kusht deri më datë 31, deri nesër. Përndryshe, nesër vijnë dy ministritë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik me marrë dokumentacionin, ndërsa Ministria e Mbrojtjes me i marrë çelësat e atij objekti që jemi duke pritur punë. Deri sot në fakt edhe nesër MZHE ka pas një afat me na tregu çka me bo se nuk janë në pyetje vetëm këta që janë dal, sepse këtyre iu ka marr përgjegjësia prej datës 26 prill kur është publikuar vendimi i Qeverisë… ne qysh nesër nuk kemi qasje në aeroport, por pa punë ne nuk do të mbesim se për me mbet pa punë duhet ministria me të jap një dokument”, thotë ajo.

E krejt pasdite ka reaguar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ai thotë se mbetet i padefinuar statusi i personelit të Ndërmarrjes Aeroporti i Gjakovës. Sipas tij, duhet pritur vendimin e Qeverisë, që rrjedhimisht varet nga mendimi ligjor i Gjykatës Kushtetuese.

“Sipas vendimit të Qeverisë, është Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike ai që mund të dalë me rekomandime të tjera drejtuar Qeverisë në lidhje me këtë proces. Bazuar në këtë vendimin, Komisioni Ndërministror që udhëhiqet nga unë, ka rekomanduar që konform vendimit për transformimn e këtij aseti, të sistemohen edhe të punësuarit e kësaj Ndërmarrjeje në Ministrin e Mbrojtjes, gjithsej 17 persona. Kjo ka për qëllim që punëtorët të transferohen dhe të kenë punë më stabile dhe afatgjate. MZHE është në pritje të vendimit të Qeverisë që rrjedhimisht varet edhe nga mendimi ligjor i gjykatës kushtetuese që përcakton nëse mundemi të marrim vendime të tilla” thotë Lluka.

Por, thotë se deri në marrjen e vendimit të ri të Qeverisë, NP Aeroporti i Gjakovës do t’i përmbush të gjitha obligimet kontraktuale, përfshirë pagat e punëtorëve deri në përfundim të kontratave.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending