Aktuale
Objektet po lëshohen pa kontrolle, kërkohet arkitekti i qytetit

Arkitektët e inxhinerët që janë mbledhur në Konferencën për Ndërtim kanë diskutuar për problemet e indentiteti arkitekturor në Kosovë.
Pas diskutimit për objektete identifikuese arkitektonike të Kosovës dhe problemeve me të cilat përballet sektori i ndërtimit, ndër nevojat kresore u theksua edhe arkitekti i qyetit, shkruan Ndërtimi.info.
Nga paneli i parë u theksua se një nga problemet kryesore të ndërtimeve në vend është mos-kontrolli teknik i objketeve, nga u nënvizua se shumë objekte lëshohen në përdorim pa qasje për zajrrëfikës e raste emergjente.
Kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha tha se askush nuk merret me përmbajten e brendshme të objketeve dhe për këtë vetëm lëshohet leja me madhësi, por nuk kontrollohet se si shfrytëzohet ajo.
Sipas tij askush nuk merret me problemin në fillim, por lihet që të trajtohet gjatë rrugës.
Nixha pati edhe rekomandim për Komunën e Prishtinës.
“Mos me dhënë kredi pa kontrollimin teknik. Ju si Komunë me thonë nuk ka kredi prej bankave nëse nuk e ka pranuar kontrollim teknik, duhet me u kry kontrolli për me u shit. Krejt jemi te politika dhe biznesi”, theksoi ai.
Në anën tjetër, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Ardian Olluri derisa tregoi sa leje për përdorim janë dhënë, theksoi se ndërtimet po bëhen në kundërshtim me projektet.
“Vetëm 74 kërkesa për leje të përdorimit sepse ndërtimi është bërë në kindërshtim të projektit. Komuna ka mungesë të kapacitetit të institucionit me kontrollu cilësinë”, pohoi ai.
Arkitekti nga Mali i Zi, Shpëtim Maraja nënvizoi rëndësinë e arkitektit të qytetit, duke marrë shëmbull ata në Mal të Zi.
“Arkitekti i qytetit ka detyrë të shoh fasadën e objektit dhe vendosjen në parcelë. Nëse nuk jep vendimin, prohekti ideor nuk mund të vazhdojë. Arkitekti i qytetit është shumë i rendësishëm”, tha ai.
Ndryshe në këtë konferencë po marrin pjesë arkitektët dhe inxhinerët shqiptarë më me zë, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.
