Aktuale
Obiliqi jep mbi 4 mijë euro për punët shtesë në rrugët e Dardhishtës
Komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Trasing Group” që do të bëjë punët shtesë në asfaltimin dhe kubëzimin e katër rrugëve në fshatin Dardhishtë.
Për punët shtesë komuna ka dhënë 4 mijë e 321 euro e 71 cent, raporton Ndërtimi.info
Me këtë kosto janë përfshirë punët që do të bëhen në rrugën “Zhitia”, “Tërnava”, “Gani Shalaku”, “Murat Pllana”.
Sipas përshkrimit të kontratës, në rrugën “Zhitia” do të bëhet gërmimi i kombinuar i dheut, pra heqja e shtresës së tokës deri te pjesa e fortë dhe përgatitjet për bazament të rrugëz. Gërmimi duhet të bëhet në thellësi h=40 centimetër dhe 50 centimetër si dhe duhet të bëhet transporti i materialit deri në deponi. Po ashtu në këtë rrugë do të punohet edhe për hapjen e kanalit atmosferik në formë trapezi me dimensione h=40 centimetra dhe b=60 centimetra L=80 metra si dhe hapja e kanalit për dy depërtime të rrugës 6 metra.
Pas kësaj do të punohet në bazamentin e rrugës dhe do të bëhet asfaltimi. Për këtë të fundit punëkryesi është i obliguar që gjatë vendosjes së asfaltit të kujdeset që vijat anësore të asfaltit të mbesin të drejta si dhe pjerrtësia e kërkuar në detyrën projektuese të respektohet.
Kurse ngjeshja e asfaltit duhet të bëhet në distanca të caktuara.
Ndërsa, në rrugën “Tërnava” do të vendoset asfalti (bito zhavor). Të njëjta punë do të bëhen edhe në rrugën “Murat Pllana”, shkruan Ndërtimi.info





