Aktuale
Nuk respektohet Ligji i Prokurimit, zvarritet tenderi për sinjalizimin e rrugëve

Tenderi për sinjalizimi dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në rrugët nacionale e regjionale të Kosovës po vazhdon të zvarritet, shkruan Ndërtimi.info
Kjo pasi që ndaj Ministrisë së Infrastrukturës (MI) si Autoritet Kontraktues i këtij tenderi po bëhen ankesa nga operatorët ekonomik me pretendimet se kjo ministri për tenderin e lartcekur nuk ka respektuar Ligjin e Prokurimit Publik (LPP).
Së fundmi ankesë për këtë tenderë ka bërë operatori ekonomi N.P.”Dorearti&Beni Com” dhe Sh.P.K&Lindi Markings”.
Kompanitë kishin bërë kërkesë në Autoritetin Kontraktues që të bëhet rishqyrtimi i këtij tenderi por që kjo nuk ndodhi.
Pas kësaj operatorët ekonomik ankesat e tyre i paraqiten edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP).
Sipas tyre Ministria e Infrastrukturës në dhënien e këtij tenderi nuk ka respektuar nenin 1 të LPP-së, nuk ka bërë trajtim të barabartë të tenderuesve. Tutje pretendohet se poashtu MI nuk respektoi as nenin 54-të që ka të bëjë me njoftimin e kandidatëve dhe tenderuesve të eliminuar, nenin 59-të, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, neni 60 kriteret dhe dhënia e kontratës, neni 61 tendere jo normalisht të ulëta, shkelje të nenit 72 dokumentacioni dhe informacioni shtesë i Autoriteti Kontraktues mund të ftojë operatorët ekonomik për të plotësuar apo të qartësoj certifikatat dhe dokumentet e paraqitura në pajtim me nenet 65-71.
Edhe neni 79, 7 dhe 28 nuk ishin respektuar nga Ministria e Infrastrukturës, pra sipas ankesës të paraqitur nga operatorët ekonomik në OShP.
