Connect with us

Aktuale

Nuk përfundon Kompleksi Memorial në Meje edhe 20 vjet pas masakrës

Published

on

Në 20 vjetorin e masakrës së Mejës, varrezat në kompleksin memorial nuk janë të rregulluara tërësisht, dhe projekti në Mejë ende nuk është afër përfundimit.

Sipas institucionit përgjegjës për këtë çështje, punimet kanë ngecur si pasojë e kompanive të papërgjegjshme. Ndërkohë familjarët shprehën më të frustruar se asnjëherë më parë, ku sipas tyre, po bëhet vrasje në 20 vjetorin e rënies së më të dashurve të tyre. Varrezat konsiderohen ngushëllim për familjarët, më të dashurit e të cilëve ranë në luftën e fundit në Kosovë.

Por në Mejë të Gjakovës, ata nuk po mund të ngushëllohen pranë vendit ku pushojnë trupat e familjarëve të tyre.

Gjendja në Kompleksin Memorial në Mejë është e mjerueshme. Punimi i varreve aty nuk është bërë në mënyrë profesionale, andaj stabiliteti i tyre rrezikohet qoftë prej një dite me mot të lig e me të reshura.Ekipi i KosovaPress-it ka qëndruar në kompleks një ditë para shënimi të 20 vjetorit të masakrës, dhe ka parë një mobilizim të familjarëve për t’i rregulluar sado pak varret e më të dashurve të tyre, në mënyrë që të mund t’i nderojnë ata në përvjetorin e tyre.Një ditë para përvjetorit, ishin dërguar disa pllaka që duhet vendosur mbi varre, që bartin fotografitë dhe të dhënat personale të të vrarëve. Familjarët po konsiderojnë se  ka vetëm përpjekje për të improvizuar diçka për datën e 27 prillit, diçka sa për t’u dukur…Riza Haxhiu ka ardhur nga Zvicra  në përvjetorin e rënies së 33 familjarëve të tij.“E mjerueshme, asgjë nuk është bërë siç duhet, prej fillimit e deri sot, edhe pse shumë me vonesë kanë filluar, edhe çka është bërë është bërë dobët, gjynah”, thotë ai.

Përveç tij, KosovaPress të enjten ka takuar edhe shumë familjarë  tjerë të cilët vet po i bartnin pllakat përkujtimore dhe po mundoheshin të gjenin varrin e familjarëve të tyre për ta vendosur aty. Diçka që është dashur të përfundonte qysh moti nga kompanitë përgjegjëse.Sipas tyre, kanë dashur që përvjetori i 20 të jetë më ndryshe, por ngecja e punimeve në varreza u ka pamundësuar çdo aktivitet.

Nesër, në ditën e përvjetorit të masakrës së Mejës, në varrezat e kompleksit memorial do të jenë gati 200 varre pa fotografi.

Dedë Krasniqi, piktori i pavarur të cilit i është besuar puna e punimit të fotografive, thotë se deri më 27 prill do të arrijë të kompletojë afërsisht vetëm 200 fotografi.            “Rreth 180 copa, për të shtunën mund të bëhen edhe rreth 20 copa apo 15, meqenëse ato kanë me u shkru edhe diku tjetër, sa realizohet edhe ajo pjesë”, thotë ai.Ai thotë të ketë filluar punën me fotografitë në shkurt të këtij viti, meqë atëherë i është dhënë materiali.Detyra ka qenë me mu dhënë para Vitit të Ri, në 2018-ën, a faktikisht punë kam filluar në fillim të shkurtit…. Materiali më ka ardh në fund të janar të këtij viti”, thotë ai.

Krasniqi, i cili ka edhe familjarë të tij në këto varreza thotë se nga shkurti deri tani, ka kryer punë që merr kohë 5 muaj.Fotografitë e të vrarëve është dashur të përfundojnë më 24 prill, por ato nuk janë gati as në ditën më të rëndësishme për familjarët, atë të përvjetorit të 20-të  të masakrës e cila i mori jetën 370 personave.Ka 12 vjet që kanë nisur punimet në ndërtimin e kompleksit Memorial në Mejë, por përveç që nuk ka pasur rregullime, varrezat veç sa janë shkatërruar më shumë.Haki Sadriu, kryetari i shoqatës “27 Prilli 1999 Mejë”, thotë se kompanitë e thirrura për të kryer punët këtu, nuk po bëjnë asgjë.

Ndërkohë, Engjëll Berisha, pjesë shoqatës gjithashtu, tregon se po mundohen që të paktën diçka të bëjnë që dita e 27 prillit mos të jetë edhe më e dhimbshme për familjarët.

“Natyrisht që jemi të vonuar, natyrisht që nuk do të evitohen të gjitha ato defekte të cilat kanë pasuar për kohë të gjatë, por ja që i kemi njoftuar pak a shumë familjarët dhe do të mundohemi ta ndajmë me ta atë pakënaqësinë e tyre, dhe ata do të kenë ankesa edhe par strukturave të cilat do të marrin pjesë ditën e shënimit”, thotë ai.

KosovaPress ka biseduar me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, i cili ka thënë se projekti ka ngecur si pasojë e operatorëve të papërgjegjshëm.

 “Kompleksi memorial i 27 prillit të Mejës është një përgjegjësi e të gjithëve dhe këtë problem kur kam ardh e kam gjetur si problem, dhe jam marrë që nga fillimi për me zgjedh sa më shpejt dhe kjo ka qenë si pasojë e operatorëve të papërgjegjshëm, jam marrë shumë seriozisht me këtë problem dhe e kam parë që një kompani kontraktuese nuk e ka bërë punën ashtu siç duhet dhe ia kam ndërprerë kontratën e tij, mbi të tjera edhe fotografitë i ka bërë shumë të dobëta dhe për mua  kanë qen ë poshtëruese ato fotografi dhe kam kërkuar nga operatori që mos të lejojë të punojë ai dhe kontraktori është detyruar të marrë tjetër kompani”, ka thënë ai përmes telefonit.

I pyetur pse kompanie që agjencia e ka kontraktuar i ka dërguar aq vonë materialin piktorit, për t’i punuar fotografitë, Zogaj thotë se kontraktori është detyruar të ndërpresë kontratën me një tjetër që ka qenë në marrëveshje, dhe ka pasur pastaj vështirësi në gjetjen e gurit i cili i plotëson kriteret.

Sipas tij, kjo ka shkaktuar vonesë fillimisht ,derisa është siguruar graniti i duhur për punimin e fotografive, pastaj ka marrë kohë edhe puna e piktorit, meqë siç thekson Zogaj, janë marrë vesh edhe me familjarët që fotografitë të jenë të punuar më së miri.

Ai shton se nënkontraktori i parë që i ka punuar fotografitë, ka dështuar meqë të njëjtat kanë qenë ofenduese për familjarët.

Ai pranon se institucionet janë vonuar në rregullimin e varrezave, dhe kompleksit në Mejë, por thotë se është e rëndësishme që finalizimi të jetë i mirë.Sipas Zogajt, rregullimi i varrezave pritet të përfundojë për një muaj, ndërkohë që projektin në tërësi thotë se synojnë ta përfundojnë në vitin 2020, ani pse kontrata e parasheh deri në vitin 2021.

Kujtojmë se vitin që shkoi, familjarët ngritën dyshime se mjetet e parapara për ndërtimi ne kompleksit janë keqpërdorur, andaj është vonuar në punime.

Si rrjedhojë e kësaj, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kishte kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi që nisë hetimet, por që prokuroria doli me konstatim që nuk ka pasur elemente të veprës penale, dhe i ndaloi hetimet.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending