Connect with us

Featured

Nuk ndërtoi shkollën si duhet, kompania shpërblehet edhe me një tender

Published

on

Paraja e tatimpaguesve po keqpërdoret në mënyrë të vazhdueshme, përmes menaxhimit të dobët. Kështu u tha në tryezën “Investimet e arnuara”, ku u diskutua mbi pasojat ekonomike, që dalin nga menaxhimi i dobët i kontratave dhe mungesa e vlerësimit të performancës, së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik.

Diana Metushi- Krasniqi nga KDI,  e cila prezantoi raportin “Investimet e arnuara”, tha se menaxhimi i dobët i kontratave, po u kushton tatimpaguesve kosovar, si në kualitet ashtu dhe në koston e shërbimeve që ata po i marrin.

“Raporti investimet e arnuara, nxjerr në pah,  se nuk është vetëm një percepcion, por tash është një fakt,  se paraja e tatimpaguesve po keq përdoret dhe po humbet,  në mënyrë të vazhdueshme, përmes menaxhimit të dobët të parasë publike. Prandaj duke qenë se investimet kapitale llogariten ndër investimet me koston, jetëgjatësinë, qëndrueshmërinë, fizibilitetin dhe ndikimin më të lartë në mirëqenien tonë si qytetar, ku investuesi kryesor është tatimpaguesi, ndërsa përfituesi kryesor është qytetari, ne si tatimpagues nuk mund ta tolerojmë të vazhdoj një keq menaxhim i mëtejmë dhe humbje e parasë publike”, tha ajo.

Krasniqi tha se ata kanë analizuar disa raste të kontratave, e janë fokusuar tek tri kontrata, si ndërtimi i shkollës fillore ‘Tefik Çanga’ dhe ‘Faik Konica’,  në Ferizaj dhe ndërtimi i parkut të biznesit në Drenas si tri projekte në të cilat punët nuk janë kryer si duhet.  Ajo tha se  në këto raste operatori ekonomik jo që nuk është penalizuar, por është shpërblyer dhe me ndërtime të mëtutjeshme.

“Në shkollën fillore ‘Tefik Çanga’ që ka qenë në projektin për 25 shkollat model, është bërë një punë e tmerrshme e cila pas 24 ankesave përgjatë shtatë vite nga udhëheqësia e shkollës, drejtuar departamentit komunal të arsimit dhe MASHT, më në fund sivjet ka marrë vëmendjen dhe janë investuar mbi 55 mijë euro për arnimin e investimeve paraprake . Të gjitha këto janë punë që paraprakisht ishin paguar në ndërtim të shkollës si dhe kishin shfaqur probleme që nga promovimi i këtij objekti. Përveç asaj dhe këtyre 24 ankesave që janë drejtuar drejt DKA dhe MASHT,  ministria prapë i ka besuar të njëjtit operator ekonomik dhe ndërtimin e shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica”,  e cila me vetëm një vit pas promovimit është në gjendje mizërie”, tha ajo.

Safet Hoxha, kryetar i komisionit rregullativ të Prokurimit Publik, tha se janë disa gjëra për të cilat prokurimi paguan faturën  padrejtësisht. Sipas tij kontrata mund të jetë e mirë, por ka planifikimin dhe menaxhim të  dobët të kontratave.

“Ne mund të bëjmë një kontratë jashtëzakonisht të mirë,  në aspektin e procedurave të prokurimit publik, por nëse ajo realizohet dobët, menaxhohet dobët, atëherë imazhi për prokurimin ka me dal katastrofal. Ose ne mund të bëjmë dhe menaxhim të mirë të kontratës, edhe procedurë të mirë të prokurimit. Por nëse planifikimi ka qenë i dobët, çfarë ta zëme është rasti i Shtimës,  që ne nuk kemi mujt me planifiku fillimisht ku duhet me u vendos palestra atëherë efektet e shpenzimit të buxhetit mbeten zero”, tha ai.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending