Aktuale
Nuk ka fonde për rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Kolona të gjata po bëhen në rrugën për Vushtrri, si në hyrje ashtu edhe në dalje të qyetit.
Për gjithë këtë kaos kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri fajin po ia hedh nivelit qendror të qeverisë. Pasi që sipas tij ata nuk e vazhduan zgjerimin në katër korsi të magjistrales që kalon në periferi të qytetit.
Prandaj, për ta zgjidhur këtë situata ai ka dërguar një kërkesë në drejtim të ekzekutivit.
Përveç kësaj Tahiri thotë se komuna ka planifikuar opsione tjera për ndërtimin e rrugëve alternative nga Nadakovci për në Vushtrri. Por as për këtë projekt nuk po ka fonde të mjaftueshme.
“Kjo rrugë do të tenderohet në këtë javë, megjithatë ne kemi vetëm 100 mijë euro të planifikuara në këtë rrugë, ndërkohë që nevojiten edhe 200 mijë euro të tjera që të përfundohet ky projekt”, tha ai.
Ndërsa në Ministrinë e Financave thonë se kanë ndarë mjete për segmentin rrugor Prishtinë-Mitrovicë. Derisa ministri i financave mund t’i rialikoj mjetet për projektet ekzistuese në tre muajt e fundit.
E Ministria e Infrastrukturës janë deklaruar se tani për tani nuk kanë para për t’iu përgjigjur komunës.
“Për momentin nëse do të ketë rishikim të buxhetit kemi me bë mundësinë që me kriju këtë kënd buxhetor. Nëse jo, kjo mbetët për 2019, Ligjit të Buxhetit”, tha shefi i Kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, Argjend Zejnaj.
Derisa sa rruga të mos përfundoj kolona në këtë magjistrale do të vazhdoj sidomos tani kur numri i veturave është më i madh.
