Aktuale
Nuk iu mjaftojnë 25 milionë euro nga shteti, banorët shesin kundërligjshëm materialin e shtëpive

Banorët e Shipitullës dhe Hadës pas arritjes së marrëveshjes për shpronësim me Qeverinë e Kosovës dhe KEK-un kanë filluat t’i shesin edhe materialin e objekteve të shtëpive të tyre.
Ata kundërligjshëm po shesin kulmet, dyert, dritaret, tullat dhe orenditë e brendshme.
Ani pse kryeministri, Ramush Haradinaj me ditë të tëra kishte pasur diskutime me banorët, dhe në fund ata arritën marrëveshje për shumën që shteti do tua paguajë banorëve që ti lirojnë pronat.
Por siç duket shuma e ofruar nga Qeveria Haradinaj nuk u ka mjaftuar qytetarëve, ata tashmë kanë filluar që në faqet online t’i ofrojnë për shit-blerje gjësendet e tyre.
“Gazeta Blic”, ka arritur të kuptoj edhe vendin se ku i kanë shpallur për shitje këto mjete:
http://www.merrjep.com/Shpalljet/Kastriot/Materiale-p%C3%ABr-nd%C3%ABrtim?Display=List&Types=ForSale
Në lidhje me rastin sipas informacioneve e njoftuar është edhe Prokuroria e Shtetit që të ndërmerr hapa për të ndaluar këtë proces.
Në anën tjetër nuk ka munguar intervenimi i Policisë, dje gjatë ditës ka pasur një aksion nga Policia e Kosovës në mënyrë që të ndalohet ky proces, pasi kanë filluar të vijnë qytetare për të blerë materialin e shtëpive për të cilat banorët janë kompensuar nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë kujtojmë se tash e 1 vit shpronësimi në këto lagje është bërë problem shtetëror. Nga 5.5 milion euro sa parashihej, ndërtimet e shumta e janë ngritë në mbi 25 milion euro vlerën e shpronësimit.
