Aktuale
Nuk dihet vlera e dëmit që të reshurat iu shkaktuan bizneseve në Ferizaj

Erërat e forta dhe reshjet e shiut që përfshinë vendin ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme materiale në pjesë të ndryshme. Dëme janë shkaktuar edhe në Ferizaj, e disa prej tyre në ditën e djeshme.
Nga erërat e forta dje pëson edhe bizneset. Dëme iu shkaktuan edhe shtëpisë së mobilieve “ Graniti – Com” në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Objektit të kësaj kompanie erërat e forta ia hodhën në tokë një pjesë të kulmit, por pa pasoja në njerëz.
Këtë për Ndërtimi.info e konfirmoi edhe Shani Hyseni nga kjo kompani, derisa tregoi se ende nuk e dinë vlerën e dëmit.
“Sot kanë pas me ardhë të komunës. Dëmin nuk e kemi llogarit. Të lënduar nuk ka pas, por dëme materiale ka, ka ra kulmi dhe ka pasur rrjedhje brenda në sallonin e mobilieve”, u shpreh ai.
Ndërsa, zyrtarë të komunës së Ferizajt kanë dal sot në vendin në vendin e ngjarjes, por edhe në në vendet tjera ku u shkaktuan dëme.
Zëdhënësi i Komunës së Ferizaj, Selim Marevci i tha NdërtiFmi.info se tashmë është formuar një komision për vlerësimin e dëmeve dhe se po punohet në terren. Ai, shtoi se është herët të flitet për vlerën e dëmeve materiale.
“Sipas informatave që kam ekipet prej dje janë në terren. Ditë më parë është formuar edhe një komision që do t’i vlerësoj dëmet, edhe ato që janë shkaktuar dje. Në Ferizaj vazhdimisht është duke u bë dëm nga vërshimet dhe vazhdimisht shtabi emergjent janë në terren. Herët është për t’u ditë dëmet, sepse vazhdimisht po ka kërkesa të qytetarëve për vlerësim të dëmeve. Ende nuk kemi as rezultate preliminare dhe kjo varet prej punës së komisionit’, tha ai.
Sipas tij, reshjet e shiut dhe erërat kanë shkaktuar dëme në pjesë të ndryshme të kësaj komune, ndërsa në ditën e djeshme janë dëme janë shkaktuar në zonën e magjistrales Ferizaj – Prishtinë, Ferizaj – Shtime dhe në disa fshatra.
Ndryshe, dëme vërshimet nga shiu kanë sjellë dëme edhe në Rahovec, Gjilan, Istog, Suharekë e komuna të tjera,/Ndërtimi.info/
