Arkitekturë
Norman Foster fiton Çmimin Amerikan për Dizajn 2018

Organizatorët e Good Design Awards (Çmimi i dizajnit të mirë), Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit në Çikago dhe Qendra Europiane për Artin e Arkitekturës dhe Studimeve Urbane kanë emëruar arkitektin britanik Norman Foster, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Foster + Partners me qendër në Londër, fitues të Çmimit Amerikan për Dizajn 2018.
“Ne jemi të kënaqur që institucioni ynë është i pari që e njeh kontributin vërtetë të rëndësishëm dhe historik që z. Foster ka bërë në fushën e dizajnit industrial”, tha në një komunikatë për shtyp kryetari i muzeut Christian Narkiewicz-Laine.
I dhuruar çdo vit që nga 2016-ta në bashkëpunim me “Good Design Awards”, i themeluar në vitin 1950 nga arkitektët Eero Saarinen, Çarls dhe Ray Eames dhe Edgar Kaufmann Jr, programi i Çmimit Amerikan për Dizajn shpërblen individ për arritjet e tij ose të saj gjatë jetës në fushën e dizajnit industrial, dizajnin e komunikimit dhe dizajnin grafik. Vitin e kaluar çmimin e mori Gorden Wagener kreu i gjigandit gjerman të makinave Mercedes-Benz.
Arkitekti britanik, i cili qëndron prapa disa prej ndërtesave më të larmishme të botës, duke përfshirë Apple Park në Cupertino, Kaliforni, Gjykatën e Madhe të Gherkin, Muzeun Britnik në Londër dhe Bibliotekën Filologjike në Berlin, gjithashtu ka një dorë në dizajn industrial. Për dekada me radhë, Foster ka punuar me prodhuesit si Louis Poulsen, Ëalter Knoll, Steelcase, Lumina dhe Molteni për të hartuar një gamë të gjerë produktesh, duke filluar nga llambat e tryezave deri te karriget e ngrënies dhe pajisjet e dyerve.
