Arkitekturë
NL Architects projektojnë një hotel me formën e një guri të çmuar

Kulturat e gjithë botës ia atribuojnë vetitë magjike te perlës së ametistit. Ky kuarc i shndritshëm vjollcë është thënë se sjell fat të mirë, shëron sëmundje, dhe të qetëson mendjen. Pra ka kuptim, atëherë, që NL Architects kanë modeluar propozimin e tyre të fundit për një rrjet zinxhir të hoteleve por në formë të këtij guri magjik.
Arkitektët e NL kanë zhvilluar një projekt me një dizajn që merr formën nga një gur i çmuar. I gjithë projekti është realizuar me qëllim që të promovojë cilësitë shëruese të ametistit – një gur i çmuar i përbërë nga një shumëllojshmëri ngjyrash lejla të kuarcit. Ndërsa ndërtesa do të duket si një “frut gjigand” i ndarë në gjysëm, duke zbuluar format natyrore brenda.Nga njëra anë e ndërteses do të ketë fasada të kristalta në ngjyrë lejla dhe nga ana tjeter, sipërfaqja e jashtme do ketë nje formë rrethore dhe në formë guri.
Ndërtesa duket sikur është e ndarë në gjysmë, duke zbuluar brendësinë e saj. Shtresa e brendshme e hotelit janë të formuara nga grupe të kristalta. Dritaret janë të mëdha, në mënyrë që të ofrojnë një pamje piktoreske. Gjatë natës, ndërtesa do të shkëlqejë dhe do ti japë pamjen e një guri vërtet të cmuar.
Dizenjuesit janë bazuar në planin urbanistik origjinal të John Portman. Kjo seri e mrekullueshëm e hotelve ka për qëllim të shërbejë si simbol i mikpritjes dhe i mirëqenies për vizitorët nga e gjithë bota. Dhomat do të jetë të vendosur rreth pjesës qendrore të ndërtesës, duke lejuar që të jenë të ekspozuara ndaj diellit.
Hoteli i parë ametist është planifikuar të ndërtohet në Kinë, në një ishull të ndërtuar nga njeriu, që aktualisht është në zhvillim e sipër në veri të Hainan. Me kalimin e kohës është menduar që të ndërtohet një rrjet hotelesh të tilla në vende të ndryshme në botë.
