Featured
Njihuni me trenin e parë autonom

AutoHaul është linja e parë hekurudhore robotike por edhe më e gjata në botë, duke u bërë pjesë e teknologjisë tashmë të njohur vetëdrejtuese apo autonome.
AutoHaul është krijuar nga një firmë minerare dhe po përdoret për të transportuar metale nga minierat në portet e transportit 500 milje larg në Australinë Perëndimore. Krijimi dhe vendosja e tij në punë është rezultati përfundimtar i një projekti që deri më tani ka kushtuar 940 milionë dollarë.
Rio Tinto, korporata që ndërtoi infrastrukturën dhe harduerin për lokomotivën, thotë se ky mund të jetë hapi i parë në transformimin e rrjetit prej 1,700 kilometrash të firmës që lidh 16 minierat e hekurit dhe dy porteve. Ivan Vella, drejtor menaxhues i hekurudhës Rio Tinto, tha: ‘Vendosja e sigurt dhe e suksesshme e AutoHaul në rrjetin tonë është një reflektim i fuqishëm i shpirtit inovativ të prirur drejt risive, brenda Rio Tinto.”Ka qenë një udhëtim sfidues për të automatizuar një rrjet hekurudhor të kësaj madhësie dhe shkalle në një vend të largët si Pilbara, por rezultatet e hershme tregojnë potencial të rëndësishëm për të përmirësuar produktivitetin, duke siguruar fleksibilitet të sistemit dhe reduktimin e pengesave”.
Automjetet autonome po bëhen më të zakonshme teksa firmat punojnë për të zhvilluar teknologjinë. Uber, Google dhe Tesla janë vetëm disa nga firmat që punojnë në teknologji dhe shumë prodhues të automjeteve po përfshihen gjithashtu. Rio Tinto pohon se pavarësisht se krijimi i një linje të tillë hekurudhore do të thotë reduktim të nevojës për staf brenda hekurudhës, nuk ka në plan të reduktojë stafin.
“Ne tashmë po shohim përmirësime në ciklin e kohës nëpërmjet strategjive të qëndrueshme të drejtimit dhe përfitimeve të produktivitetit duke hequr nevojën për ndryshime të shoferëve”, tha një zëdhënës i kompanisë. Përfitime të tjera të linjës robotike apo autonome të hekurudhës përfshijnë zvogëlimin e rrezikut në kryqëzimin e rrugës me hekurudhën ose kalimet në nivel dhe reagimet e automatizuara nga treni për të shpejtuar kufizimet dhe incidentet.
