Connect with us

Featured

Njihuni me super-fabrikën e parë në Kosovë për përpunim të armaturës [video]

Published

on

Sikur shumë profesione tjera, edhe ndërtimi po ecën me hapa të shpejtë. Rrjedhimisht edhe industritë përcjellëse në të njëjtin ritëm janë.

Në Kosovë po ndodh e njëjta gjë. Ëshë fabrika e parë e përpunimit të armaturës në Kosovë, “Armatek”. Por, gjithçka kishte filluar shumë herët me kompaninë “RroniFer”, me një përvojë disa vjeçare.

Ilir Rexha, përfaqësues i kompanisë tregon se si përvoja prej dekadash u shndërrua në idenë për fabrikën e parë për përpunimin e armaturës në Kosovë.

“Kompania ‘RoniFer’ pas një përvojë 20-vjeçare në prodhimin e rrjetave metalike për ndërtimtari, e ka vërejtur nevojë për të sjellë inovacion në tregun e ndërtimtarisë në Kosovë, duke parë edhe përvojat në shtetet e huaja edhe erdhi deri te ideja për të futur një klimë të re në përpunimin e armaturës”, tha Rexha.

Përderisa shumë punëtorë do t’u merrte kohë të lakonin “zingiat” apo fijet e gjata të armaturës, sot kjo gjë është çështje sekondash në shifra të larta nga puna primitive. Të lakuara e krejt gati, armaturat që kalojnë edhe në laboratorin e hekurit brenda fabrikës, shkarkohen në vendpunishtet e ndërtimit. Ilir Rexha tregon për përparësitë e marrjes së armaturës së gatshme.

Armatek ka kapacitet të që të përpunon 100 ton armaturë në ditë dhe kjo u mundëson klientëve tanë, që përveç kualitetit që marrin nga makinat shumë të reja dhe të sofistikuara, ne i ofrojmë edhe shpejtësi dhe me dërgim në vendpunishte, kjo u ndihmon edhe në përshpejtim të procesit të ndërtimit, pasi u shkon armatura gati e lakuar dhe është e lehtë vendosja e saj”, tregon Rexha.

Mirëpo, kosto është ajo që çdo ndërmarrës sheh për ta zvogëluar. E kjo kompani të jep mundësinë që në ndërtimin e një objekti mos të shkojë as edhe 1 gram hekur dëm.

“Kosto me këtë mënyrë të përpunimit të armaturës, të gjitha mbetjet dhe humbjet, investitorët nuk e kanë. Pasi ne e dërgojmë armaturën të prerë e të lakuar, në formën si ata e kanë të projektuar. Kjo u mundëson që të ulin koston në ndërtim”, potencoi Rexha.

Kontakto kompaninë duke klikuar përmbi fotografi

Këta ndërmarrës kanë arritur që një objekt të harruar të dikurshëm të industrisë gjakovare, ta risjellin në jetë me këtë fabrikë. Vështirësitë për investime nuk ishin të pakta. Atyre madje iu desh që ngadalë të edukonin edhe tregun. Aty nëse ecën nga fillimi deri në fund të fabrikës, ecën edhe ndër vite. Makineritë janë ndër më të rejat, duke u përfunduar me makinën e vitit 2018, teksa gjithçka kishte filluar nga makinat e ndërtuara nga vëllezërit Labiinot dhe Besfort Kameri.

“RroniFer ka makinat që janë ndërtu nga vet themeluesit e kompanisë, e me kohë duhet të ndiqet trendi. Nevojat e tregut kanë bërë që me kohë ne të kërkojmë teknologji të reja. Besoj që me rritje të tregut dhe kërkesat e tregut, ne do të investojmë dhe të sjellim makinat e reja”, tha Rexha.

Ndërsa, shumë interesante është se si deri pak vite më parë tregun kosovar e mbulonin kompanitë maqedone, e sot ky biznes kosovar eksporton në Maqedoni, dhe jo vetëm, por gjithmonë duke e konsideruar të rëndësishëm tregun vendor.

Me zhurmën origjinale të fabrikës, shihni në vijim disa nga proceset e punës, të super-digjitalizuar.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending