Aktuale
Njihuni me shkallët lëvizëse që zëvendësojnë kontrollet në aeroport

Aerochk quhet koncepti i shkallëve lëvizëse të cilat arrijnë përmes një teknologjie të zhvilluar kompjuterike të realizojnë të gjitha kontrollet e zakonshme në aeroporte.
Udhëtarët e linjës ajrore të së ardhmes mund të jenë në gjendje të kryejnë të gjitha procedurat e kontrollit aeroportual teksa lëvizin nëpër një shkallë elektrike.

Ky është koncepti i dy dizajnerave të cilët kanë realizuar dizajnin e teknologjisë inovative e cila do të shkurtonte procedurat e gjata në aeroport në vetëm pak minuta. Ata besojnë se koncepti do të zvogëlojë vonesat e gjata në sigurinë e aeroportit dhe prandaj në mënyrë drastike do të zvogëlojë numrin e pasagjerëve që humbasin fluturimet. Krijuesit e teknologjisë thonë se kur udhëtarët mbërrijnë në një aeroport, në vend që të presin në një vijë të veçantë sigurie, ata thjesht do të ecin drejt Aerochk më të afërt.

Pasagjerët do të vendosnin pasaportën e tyre në anën e majtë të makinës dhe bagazhin e tyre në të djathtë, duke bërë të mundur që pasaporta, udhëtari dhe bagazhi të kontrolloheshin njëkohësisht. Një pajisje robotike më pas do të kontrollojë nëse pasaporta është e vlefshme dhe nëse personi është i regjistruar për një fluturim të ardhshëm. Njohja e fytyrës do të konfirmonte fotografinë e pasaportës me individin në Aerochk dhe pajisjet e specializuara do të vërtetonin se pasaporta në fjalë nuk është false.

Çdo udhëtar që hyn në Aerochk do të kalonte nëpër një portë ku ata do të identifikoheshin nga kamerat dhe sensorë të tjerë. Pajisje të tjera do të përdoreshin për të identifikuar pasagjerët dhe për të përcaktuar nëse ato përbënin një kërcënim për fluturimin. Transportuesi i bagazheve do të kontrollonte nëse çantat përmbajnë sende të rrezikshme ose të ndaluara duke përdorur lloje të shumta skanarësh.
Çdo valixhe do të fotografohet, peshohet dhe shoqërohet automatikisht me pronarin e saj. Ideja nuk është shitur ende në ndonjë aeroport, por dy projektues besojnë se mund të instalohet lehtë në aeroporte, në portet dhe në stacionet e autobusëve dhe hekurudhave anembanë botës.

