Arkitekturë
Njihuni me projektin interesant të urës që varet midis ndërtesave

Studioja arkitekturore Lissoni ka krijuar projektin më unik të urës së këmbësorëve në New York, e cila do qëndrojë pezull teksa mbahet nëpër ndërtesat përmes së cilave kalon.
Ura e veçantë e këmbësorëve është një strukturë unike e quajtur High Lines, ose vijat e larta, të cilat nuk janë gjë tjetër vetëm se “litarët” përmes së cilave ajo mbahet nëpër ndërtesat që e rrethojnë.

Koncepti kryesor i projektit nuk është që të krijojë vetëm një vendkalim tjetër të ngritur, por të rikrijojë një vizion krejtësisht të ri për këtë pjesë të qytetit. Duke përdorur morfologjinë e qytetit dhe kontrastin e dukshëm të lartësisë midis ndërtesave ekzistuese dhe trotuarit, ura evolon si një organizëm i gjallë që vazhdimisht ndryshon formën duke u përshtatur në lartësitë e strukturave ngjitur.


Teksa qëndron pezull nga ndërtesat përreth si rrjeta e spiderman, dizajni i studios arkitekturore lissoni do të shtrihet nga stacioni moynihan në oborret e hudson pa penguar asnjë nga aktivitetet e mëposhtme. Elementet e vetëm që do të prekin tokën janë pikat vertikale të aksesit që mbyllin ashensorët dhe shkallët, të cilat do të vendosen në pozicione strategjike. Këmbësorët do të gjejnë veten duke ecur nëpër një peizazh të ri që ndryshon nga dita në natë, duke u dhënë atyre një ndjenjë lundruese mbi nivelin e rrugës.

Struktura përbëhet kryesisht nga kabllot e çelikut të pajisura me teknologjinë OLED, duke siguruar transparencën e nevojshme gjatë orëve të ditës për t’u transformuar në muzg në një ekran masiv real që ndriçon të gjithë bllokun dhe krijon një mjedis të ri urban. Duke përdorur vetëm materiale ekologjike dhe të ricikluara, ky projekt zvogëlon emetimet e CO2 dhe ul kostot e prodhimit.

E gjithë energjia e përdorur për të fuqizuar këtë vendkalim do të mbështetet nga teknologjia piezoelektrike, duke transformuar energjinë kinetike të hapave në energji të pastër elektrike. Ekipi lissoni architettura paraqiti vizionin e tyre për një urë të ndërtuar me strukturë çeliku që lundron në mënyrë të efektshme mes dy vendeve për ata që udhëtojnë me këmbë, që përfshin aktivitetin më poshtë me një minimum ndërprerjeje dhe një maksimum transparence.

