Arkitekturë
Njihuni me projektin e spitalit të pajisur me drone
Një firmë arkitekturore ka propozuar ndërtimin e spitaleve të pajisur me dronë, të cilat mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe kur rrugët janë të mbyllura ose të shkatërruara.
Zyra e dizajnit, e udhëhequr nga arkitekti Eduardo Egea, krijoi konceptin e spitalit bazuar në vëzhgimet e tyre se si kujdesi shëndetësor u ndërpre në Puerto Riko pas Uraganit Maria.

Egea thekson se, me rrugët e pamundura për tu përdorur nga uragani, stafi, anëtarët e familjes dhe furnizuesit nuk mund të arrijnë gjithnjë spitalet, në disa raste duke i lënë pacientët pa kujdes mjekësor, medikamente si edhe ushqime. Koncepti i Aegeas zgjidh problemin e shërbimit të shpërndarjes përmes ajrit për spitalet.

Dizajni i ndërtesave përmban porte ose vend qëndrime për dronët në muret e jashtme të dhomës së secilit pacient, kështu që ata mund të marrin furnizime të drejtpërdrejta nga porti apo diku tjetër me infrastrukturën e dronit. Dronët që ulen në spital lëshojnë ngarkesën e tyre në një rrjetë, ku rrëshqet nëpër një valvul dhe në një kabinet brenda dhomës së pacientit.

Për të inkorporuar portat e shumta të avionëve, ekipi i Leo A Daly-it krijoi dhomën e pacientëve të vendosur në një kënd të vogël, duke krijuar boshllëqe në fasadën e jashtme që Egea i krahason me grilat. Dronët vendosen në brendësi të këtyre hapësirave. Karakteristikat elastike ndaj katastrofave të inkorporuara në dizajn përfshijnë panelet fotovoltaike për energjinë diellore, dhe pajisjet për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të shiut.






