Arkitekturë
Njihuni me kullën e ardhshme super të lartë në Manhattan

Në vitin 2018 firma arkitekturore RB Systems zbuloi projektin e një kulle super të lartë, e cila ishte konceptuar për tu ndërtuar në qytetin e New York.
Duke u ngritur në lartësi 400 metra, projekti është i vendosur në një vend të vogël, të zbrazët në rrugën 265 west 45th në Manhatan dhe eksploron tipologjinë e re të kullës që u shfaq në qytet vitet e fundit, super të hollë të New York-ut.
E vendosur në një pjesë prej 30×30 metër, kulla e projektuar nga RB Systems siguron hapësira moderne, ergonomike, të qëndrueshme, me zyra me një sistem strukturor inovativ që përcakton pamjen e saj. Për shkak të hapësirës së vogël në dispozicion, zgjidhja ishte që të eliminohen kolonat perimetrike dhe t’i zëvendësonin ato nga një grup kabllosh çeliku.
Ato do të drejtohen dhe rrotullohen deri në lartësinë e kullës, duke mundësuar një strukturë të lehtë por njëkohësisht të fortë. Kabllot më pas janë të ankoruar në një themel, zonat MEP dhe lidhen përsëri në pjesën qëndrore të strukturës së lartë në formë unaze. Nga ana arkitekturore, kjo bëhet një shprehje e strukturës së ndërtesës, e hijshme, minimale dhe futuriste që përmban një strukturë të jashtme prej xhami reflektues.
Për shkak të formës së saj cilindrike në formë tubi, struktura rezulton efikase në rezistencën e erës. Kjo gjithashtu përputhet me estetikën e saj të orientuar nga teknologjia, e cila lejon ashensorët qarkullues dhe hollin shumëkatësh me sistemet automatike të dërgimit të vizitorëve.
Një shkëlqim rrëzëllitës i qelqit dhe kromit reflektues, moderniteti i aluminit dhe formave dinamike janë thirrur për të krijuar një prani mbizotëruese në këtë zonë, duke rritur vlerat e pronave përreth.
