Arkitekturë
Njihuni me hotelin super luksoz me 55 kate në Sydney

Firma ndërkombëtare e projektimit Bagot ka projektuar një hotel super luksoz me 55 kate në zemër të Sidnej, duke u bërë ndërtesa e parë e këtij standardi në këtë qytet.
Duke e cilësuar atë hotelin e parë luksoz në qytetin e Sidnej të ndërtuar në 20 vjet, projekti i studios përfshin një seri funksionesh komerciale dhe strehimi duke përfshirë dyqanet, zyrat, restorantet, lokalet dhe një dhomë qiellore publike në krye të ndërtesës që ofron pamje panoramike të portit të Sidnej.

Ndërtesa do të mund të jetë lehtësisht e dallueshme nga çdo kënd për shkak të formës, pamjes së saj apo funksionit që ka si ndërtesë. Projekti, i cili do përfundojë në shtator 2022, ofron një përbërje të integruar, elegante dhe koherente, për funksione hoteliere dhe komerciale si dhe është pjesë e rrjetit të famshëm të hotelerisë Andaz Hotels by Hyatt. Një sallë publike e cila ofron pamje qiellore, së bashku me një restorant, bar dhe kopësht janë vendosur në krye të ndërtesës, në katin e pesëdhjetë të saj.

Duke përfshirë gjelbërimin nga katete më të ulëta deri në ato më të larta, kulla e hollë synon të sjellë natyrën në një nga lagjet më të ngarkuara dhe më qendrore të qytetit. ‘Muret e gjelbra, kopshte të vendosura në çati, pemë dhe peizazhe të gjelbëruara në nivel rruge janë pjesë e strategjisë së integruar të qëndrueshmërisë së ndërtesës. Sidnej është destinacioni turistik numër një i Australisë dhe kryeqyteti tregtar.

Sidoqoftë, hotelet përgjithësisht datojnë shumë kohë më parë dhe janë shumë më poshtë standardeve të pritjes për sa u përket qyteteve të rëndësishme globale siç është edhe Sidnej”, vë në dukje një prej projektuesve të hotelit luksoz.

