Arkitekturë
Njihuni me bibliotekën mahnitëse shkencore, që çon në parkun e qytetit

Biblioteka shkencore Xiangmi, përveç që është tejet atraktive dhe profesionalisht e konstruktuar, mbanë në vete edhe një qëllim shumë të rëndësishëm: promovimin e parkut të qytetit përmes një rrugeje jashtëzakonisht atraktive.
Studioja globale e arkitekturës MLA +, krijoi bibliotekën shkencore Xiangmi si pjesë e masterplanit të saj për rigjenerimin e parkut Xiangmi, i cili ndodhet në rrethin qendror të qytetit kinez Futian.
Parku fillimisht ishte përdorur si një qendër kërkimore bujqësore, por u pushtua nga njerëzit për shkak të zgjerimit të shpejt të qytetit që u bë gjatë viteve 1980, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Që atëherë, objekti i hulumtimit ka mbikëqyrur ruajtjen e veçorive kyçe të parkut, përfshirë një pemishte të madhe, pellgjet, peshqit dhe një rrugë palmash.
Masterplani i zhvilluar nga MLA + u përqendrua në mbajtjen e shumë elementeve ekzistuese të parkut 45 hektarësh, duke futur karakteristika të peisazhit që promovojnë përdorimin e hapësirave për rekreacion dhe edukim.
“Ndërtesat janë pajisje që zbulojnë disa nga cilësitë e mjedisit natyror lokal. Ato qëndrojnë në traditën e arkitekturës klasike kineze të kopshtit”, është shprehur njëri nga arkitektët.
Biblioteka e shkencës është projektuar si një pavijon vizualisht i lehtë, i vendosur midis pemëve, me një kornizë çeliku dhe mure me xham që theksojnë përshkueshmërinë dhe lidhjen e ndërtesës me parkun.
Fasadat e xhamit janë të mbrojtura nga dielli. Ato kanë çati të mëdha prej metali që e bëjnë pamjen e tyre edhe më atraktive.
Ndërtesa përfshin një dhomë takimi, një dhomë leximi, bibliotekën kryesore, një tarracë, zyrën administrative dhe në pjesën e sipërme posedon vendet publike për vizitorët.
Tarraca në katin e dytë është e lidhur me një vendkalim të ngritur që shtrihet në pjesën e sipërme, duke theksuar funksionet sekondare të bibliotekës.
“Biblioteka është gjithashtu një shkallë publike, e cila shërben si element lidhës midis nivelit të urës dhe katit të parë”, shtoi një anëtar i kompanisë MLA +.
Kjo bibliotekë po fasionon të gjithë vizitorët duke tërhequr vëmendje të madhe.
