Arkitekturë
Njësia e re maternitetit në Ugandë nga HKS është e vetëqëndrueshme

Arkitektët dhe Inxhinierët e HKS kanë ndërtuar një njësi materniteti në Ugandë, duke përdorur materiale dhe teknologji lokale për të krijuar një strukturë të qëndrueshme.
Njësia e Maternitetit Kachumbala, e cila u hap gjashtë muaj më parë, mund të strehojë deri në gjashtë lindje në ditë dhe ofron objekte të përmirësuara për kujdes pas lindjes në qytetin e Kachumbalës.
Ndërtesa zëvendëson një tjetër që përbëhej nga vetëm dy dhoma të ndërtuara në vitet 1950, të cilat shërbenin për një popullsi prej 160 mijë njerëzish, në një zonë ku mungon burimi i besueshëm i ujit ose i energjisë elektrike.
Vetëm 40 për qind e nënave në pritje në distrikt mund të hynin në objekt, ndërsa lindjet në shtëpi ishin të rrezikshme dhe normat e vdekshmërisë foshnjore në rajon ishin të larta.
Drojtori i HKS, Dan Flower, duke folur për prestigjiozen Dezeen kishte thënë se projekti kishte të bënte me rritjen e kapacitetit të qendrës, duke e bërë atë një ambient që ishte i përshtatshëm, më të këndshëm, me një shkalltë të privatësisë, rë mbrojtur nga rrezet e ashpra të diellit, dhe përdorimin e metodave në mure për të lejuar rrjedhjen e ajrit, transmeton Ndërtimi.info.
Kachumbala ka një klimë të nxehtë dhe veçanërisht të thatë. Për t’iu përshtatur mjedisit të saj, qendra e re e lindjes duhej të ishte e aftë për të gjeneruar energjinë e vet, për të mbledhur ujin e vet dhe për të mbajtur dhomat të freskëta pa ajër të kondicionuar.
Njësia e re gjeneron energjinë e vet nga panelet diellore dhe mbledh ujin e shiut nga çatitë.
“Ishte shumë e rëndësishme të mos importonim ndonjë teknologji të huaj, kryesisht për shkak se ato dështojnë. Ne i kemi provuar ato në projektet e mëparshme dhe nuk funksionojnë. Ne u përpoqëm të kuptojmë procesin lokal, praktikën dhe çdo gjë që ishte e mundur”, shpegon Flower.
Kompanika globale e arkitekturës dërgoi stafin e saj për të bërë punë vullnetare në ndërtim, së bashku me studentë të aftë nga jugu i Uellsit. Punëtorët ndërtues ishin të punësuar nga familjet lokale, dhe projekti ishte pjesë e një angazhimi me kooperativat e grave në rrethinë.
