Aktuale
Një të tretën e projekteve nuk i realizoi Komuna e Prishtinës

Planifikimi dhe realizimi i buxhetit për projekte kapitale po vazhdon të jetë sfidë për Komunën e Prishtinës. Ndërsa, në programin në për investime publike nga 97 projekte nuk janë realizuar 30 prej tyre apo janë realizuar vetëm në shkallën 10 për qind, shkruan Ndërtimi.info.
Komuna e Prishtinës gjatë viti 2017 ka realizuar vetëm 57 për qind të buxhetit për investime kapitale, pavarësisht se ishte rritur për vlerën e të hyrave vetanake të vitit të kaluar.
E për këtë performacë të ulët ka disa shkaktarë.
“Performanca e ulët është si rezultat i kërkesave të vonuara nga njësitë kërkuese për inicimin e procedurave të prokurimit, ankesat e operatorëve të cilat kanë zgjatur afatin deri te nënshkrimi i kontratave, vonesat e realizimit të punëve nga kompanitë dhe moszgjidhja me kohë e çështjeve pronësore”, thuhet në raportonin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Por, komuna e Prishtinës është arsyetuar se ekzekutim kaq të ulët të buxhetit lidhet me vonesat në realizimin e projekteve, inicimi dhe lidhja e kontratave me vonesë, dhe si rezultat i planifikimit jo të mirë të shpenzimeve.
Sipas ZKA-së, nga raporti i kontratave të nënshkruara shihet se 80% e kontratave me vlerë të mesme dhe të madhe janë nënshkruar në gjashtëmujorin e dytë të vitit, që është edhe një tregues se realizimi i punëve dhe pagesat mund të mbesin për vitin pasues. Megjithatë, vonesat në zbatim janë gjithashtu të dukshme në disa projekte të filluara para vitit 2017.
Zyra Kombëtare e Audimit rekomandon kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin të aplikojë një vlerësim të detajuar të menaxhimit të projekteve kapitale dhe të prokurimit për t’i identifikuar arsyet për një realizim kaq të ulët dhe të marrë veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e tyre në vitin 2018./Nërtimi.info/
