Connect with us

Aktuale

Një muaj afat për dosjet e pronave, ose rrezikohet kompensimin

Published

on

Agjencia e Trajtimit të Pronave u lë afat 1-mujor të gjithë pronarëve që kanë mangësi në dokumentacion për ta plotësuar atë.

Në këtë fazë janë rreth 2500 pretendentë të pronave, të cilët kanë aplikuar në vitin 1995 dhe për ta nuk është marrë vendim nga ATP, për shkak të mungesës ose gabimeve në dokumentacion. Këta pronarë mund të përfitojnë nga fondi i kompensimit të këtij viti, vetëm në rast se dorëzojnë dokumentet e nevojshme, mungesa e të cilave është verifikuar për çdo emër. “Subjektet e interesuara që evidentojnë të meta apo pasaktësi në regjistër mund të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati 1-mujor”, thekson ATP-ja. Ndërkohë deri tani, në sportelet e institucionit janë paraqitur rreth 300 pronarë, por ky interes i vogël ka qenë edhe për shkak të paqartësisë së pronarëve, të cilët pas planit të qeverisë për ristrukturimit të institucionit dhe mungesës disa-mujore të një drejtori në ATP, kanë hezituar të plotësojnë dokumentet.

Gabimet e gjetura
Nga të gjitha kërkesa e depozituara 22 vjet më parë, vetëm 700 vendime janë ezauruar ndërsa të tjerat thuajse janë në balancë, mes atyre që kanë gjithçka në rregull dhe janë gati për kompensimin, dhe të tjerëve, që nuk mund të përfitojnë asgjë nëse nuk dërgojnë dokumente shtesë. Konkretisht, në 2500 dosjet për kërkesa kompensimi të tokave e trojeve në të gjithë vendin, është hartuar dhe lista përkatëse e mangësive.

“Shekulli” sjell shembujt ku kanë gabuar pronarët, ose më saktë çfarë problematike është gjetur për pronat që ata pretendojnë. “Vendimi është fotokopje, vendim është i pjesshëm deri në momentin që komisioni do të përcaktojë sipërfaqen e lirë që do të kthehet dhe mungon dokumentacioni për të përcaktuar sipërfaqen mbi të cilën do të ushtrohet e drejta e parablerjes”, shënohet te një pjesë emrave kërkues, pas verifikimit. Disa kërkesa të tjera kanë mospërputhje të vendimit me planvendosjen e pronës.

“Për këtë me kërkesë të subjektit ka dalë urdhri i drejtorit të Përgjithshëm, nr. 829/2, datë. 24.4.2009 “Për ushtrim iniciative ndaj këtij vendimi, por nuk është finalizuar me vendim”, deklaron ATP për to. Ndërkohë te disa kërkesa të tjera, për vërtetimet hipotekore, nuk përcaktohet saktësisht lloji i sipërfaqes së shpronësuar, por vetëm thuhet “një copë toke”, e për këtë Agjencia bën thirrje për korrigjimin e nevojshëm. “Nga dokumentacioni ligjor si dhe hartografik i administruar në dosje nuk mund të përcaktohet zëri kadastral i origjinës së pronës së njohur, kthyer dhe kompensuar”, është një tjetër problem i evidentuar nga Agjencia për afro 150 kërkesa që janë bërë fill pas hyrjes në fuqi të ligjit të parë. Të tjera përcaktime që bën komisioni i verifikimit të pronave kanë të bëjnë me mbivendosjet. Po ashtu, shumë pretendues nuk kanë përcaktuar sipërfaqen e objekteve, mbi të cilat njihet e drejta e parablerjes. Për disa pronarë, të cilët karshi emrit nuk kanë parë shumën për vlerësimin financiar, komisioni ka vendosur vetëm njohjen, e tashmë do të vihen në dispozicion troje; e në qoftë se nuk do të përcaktohen trojet e lira, për ta do të bëhet shpërblimi me obligacione.

Pse mungojnë dokumentet

Në një konkluzion që nxjerr Agjencia për mungesën e dokumenteve jep dy arsye. “Së pari, shumë prej dosjeve bazë të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit që ndodhen pranë arkivit të ATP-së kanë vetëm një apo dy dokumente. Kjo për shkak se në këto vite komisionet mjaftoheshin edhe vetëm me një vërtetim fakti juridik për të njohur, kthyer dhe kompensuar pronën. Për këtë arsye, shumë vendime të këtyre viteve është e pamundur nga ana e ATP-së për të përcaktuar zërin kadastral të origjinës. Problematikë tjetër është se një pjesë e madhe e këtyre vendimeve që nuk u është përcaktuar vlera, përveçse i mungon dokumentacioni ligjor, i mungon edhe dokumentacioni hartografik përkatës për të bërë vlerësimin financiar në bazë të zërit kadastral të origjinës”. Me ndryshimet e fundit që ka bërë ATP për lehtësimin e procedurave duhet theksuar se pronarët duhet të dorëzojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave një deklaratë noteriale, ku të vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar ose tokë bujqësore. Deklarata noteriale duhet të jetë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët ligjorë ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar.

Raporti
Pse 1000 pronarë përfitojnë më pak se sa u takon
Në harkun e më pak se dy viteve, pas miratimit të ligjit të ri, janë vlerësuar thuajse gjysma e vendimeve, nga 26 mijë që janë në total. Në fund të majit, ATP publikoi edhe regjistrin me vlerësimin ekonomik për vendimet ’95. Nga 6838 dosje që i takojnë kësaj periudhe, vetëm për 4454 kishte faturë. Pjesa tjetër u penalizuan për shkak të problematikave dhe mangësive të vërejtura. Çfarë ka mbajtur peng vlerësimin për këto familje ka qenë zëri kadastral i origjinës, mbi bazën e të cilit përllogaritet masa e përfitimit. Në momentin që pronarët paraqiten në agjenci dhe konfirmojnë me anë të dokumentacionit llojin e pasurisë apo statusin e pronës, atëherë kryhet edhe vlerësimi. Aplikimi i kësaj skeme nuk ka kaluar pa dhënë efekte te pronarët me vendime 1995. Rreth 1350 prej tyre do të përfitojnë më pak në raport me vlerën reale që ka prona e tyre sot në treg, ose në rastin më të keq kanë dalë duarbosh nga gjithë ky proces, që për vite me radhë i ka mbajtur në pritje.

Aplikimet
Përmbyllja e fazës së parë, asaj të vlerësimit ekonomik për dosjet e para 1995, hap një tjetër procedurë, atë të aplikimeve. Është e drejta e pronarëve që të zgjedhin formën me të cilën duan të kompensohen. Për shumë kohë, kompensimi financiar është parë si varianti më i mirë, pas kthimit të pronës, aty ku ishte e mundur. Por pas miratimit të skemës së re, duket se një pjesë e pronarëve janë të prirur të heqin dorë nga kjo mundësi. Kjo për vetë faktin që masa e përfitimit që u është përllogaritur nga ATP është larg pragut të pritshmërive. Ndryshime ka pësuar edhe skema e kompensimit fizik. Ligji përcakton që toka truall të kompensohet financiarisht, ndërsa toka bujqësore, pyjet, kullotat dhe livadhet, të përfshira rishtazi në proces, të orientohen nga kompensimi fizik. Pronarët mund të zgjedhin që të kompensohen nga fondi i tokës që agjencia ka në posedim, por edhe në këtë rast gjërat nuk janë aq të thjeshta sa edhe mund të duken. Për herë të parë, në ligj është përfshirë koncepti i ankandit, çka do të thotë se pronarët do t’i nënshtrohen një faze konkurrimi mes tyre. Sikundër ndodh në çdo garë, fitues shpallet edhe ofertuesi më i mirë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending