Aktuale
Një argument edhe nga Sali Shoshi për mos-rrënimin e “Gërmisë”

Ndërtimi i Sallës Koncertale në Prishtinë po rrezikon ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia”, pasi po plafikohet rrënimi i saj. Së fundmi kundër këtij rrënimi të mundshëm ka dal edhe drejtori i organizatës Trashëgimia Kulturore Pakufi (CHwB), Sali Shoshi.
Kundërshtimin e tij, Shoshi e ka mbështetur në një argument, për investimet e bëra në ndërtesën e “Gërmisë”, transmeton Ndërtimi.info.
“Ish shtëpia e mallrave ‘ Gërmia’ përpos vlerës arkitektonike dhe memories kolektive paraqet edhe vlerë ekonomike. Sipas një artikulli të Zërit, në atë ndërtesë janë shpenzuar 5 mililard dinarë ose mbi 29 milion USD (Kursi i këmbimit i vitit 1973, 1 dollar = 17 dinar). Pra, logjika ekonomike thotë që ne duhet ta ruajmë këtë aset dhe ta adaptojmë për nevojat tona. Deri tash ka shërbyer si zyrë për ATK, gjë që e ka kursyer buxhetin e Kosovës duke mos paguar qira për zyrat e ATKs. Tash, në një disktuim tjetër e të hapur, ‘Germia’ mund ta këtë një funksion të ri, mbase kulturor. Funksioni i ri duhet të integrohet brenda ndërtesës duke mos cenuar vlerat e saja, përfshirë edhe intergritetin fizik (pra investimin 29 milion USD)”, ka shkruar ai.
E, ditë më parë ndërtimi.info ka publikuar shkrimin në “Zëri i Rinisë”, në të cilin bazohet Shoshi.
Ndërsa, për zgjidhjen e kësaj çështje ai tashmë përkrahë idenë e dhënë nga publicisti Shkelzen Maliqi.
“Për mua, propozimi më me vend që e kam degjuar deri tash, dhënë Shkelzen Maliqi, është që ndërtesa të shnderrohet në Muze të Arteve Bashkëkohore. Ky funksion do të mund të përshtatet plotësisht brenda hapësirave ekzistuese. Sigurisht që ka edhe funksione tjera që mund të akomodohen. Për këtë nevojitet analizë dhe debat. Dhe analiza dhe debati do të na ndihmonte për një vizion të ri për kryeqytetin ne të cilin vizion do të gjente vend edhe Salla Koncertale”, ka shtuar Shoshi.
