Aktuale
Nisma i kërkon Haradinajt të shpall pasuri kombëtare ndërmarrjet “Apiko” e “Iliria” si dhe “Pishat e Deçanit”

Drejt kryeministrit Ramush Haradinaj shkon një kërkesë nga Shkodran Imeraj, ish-nënkryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, tash kryetar i Nismës Socialdemokrate i degës në këtë qytet.
Ai ka kërkuar që Ndërmarrjet “Apiko” e “Iliria” dhe Pushimorja e Fëmijëve “Pishat e Deçanit”, të shpallën pasuri kombëtare.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, duhet që sa më parë të merret me kontestin rreth pronave shoqërore të Ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, prona këto që po tentohen të i jepen padrejtësisht Manastirit të Deçanit (drejtuesit e të cilit nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe përdorin karta të dyfishta karshi ligjeve dhe realitetit të ri në vendin tonë)”, ka thënë Imeraj.
Sipas tij, “është për keqardhje se si Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, kohe më parë, ka marrë vendim që pronat e Ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit”.
“Kuvendi i Komunës së Deçanit nëpërmjet një vendimi, me anën e të cilit do të duhet të i kërkojë Qeverisë Haradinaj, që Ndërmarrjet shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ si dhe kompleksi Pushimorja e Fëmijëve ‘Pishat e Deçanit’ të shpallën pasuri kombëtare. Pas kësaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet që më një vendim të veçantë të i shpallë pasuri kombëtare dhe këto gjigante të dikurshme ekonomike të ju kthehen qytetarëve të Deçanit”, ka thënë më tej ai.
