Aktuale
Nisin ankesat për projektin e ndërtimit të Qarkorës në Gjakovë

Ndërtimi për projektin infrastrukturor të qarkores në Gjakovë nuk dihet se edhe për sa kohë nuk do të nis. Pasi që ka pretendime se komuna e Gjakovës për këtë aktivitet të prokurimit nuk ka përfill nenet që përcaktohen me Ligjin e Prokurimit Publik.
Bëhet fjalë për lotin I që përfshinë segmentin nga lokacioni “Ura e Nakarades”, deri tek rreth-rrotullimi në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Bujar Roka”.
Operatori ekonomik “Mirusha Company” Sh.P.K është ankuar në Gjykatën e Tenderëve se për këtë aktivitete të prokurimit, Komuna e Gjakovës nuk ka trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomik, që është neni 1 i Ligjit të Prokurimit.
Po ashtu në ankesën drejtuar institucionit të larpërmendur thuhet se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje të nenit 59-të që ka të bëjë me ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve.
Ndër shkeljet që janë përmendur në këtë ankesë është edhe neni 60 në të cilën përfshihen kriteret për dhënien e kontratës.
Këtë tenderi komuna ia kishte dhënë 4 A-M.
Më 15 mars Komuna e Gjakovës pati mbajtur sesion informues me operatorët ekonomikë ku i pari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini pati deklaruar se ky është një projekt i përbashkët i komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Madje ai pati cilësuar si tenderin më të madh që ishte hapur ndonjëherë në këtë komunë.
Në rast të përfundimit të loti të I, do të vazhdohet edhe me lotët e ardhshme që përfshijnë segmentin në mes të lokacioneve “Ura e Nakarades” dhe “Pika e Zezë” se dhe vazhdimin e rrugës “Bujar Roka” në drejtim të Shkugëzit dhe Rekës së Keqe.
