Aktuale
Nis shembja e godinës katërkatëshe pranë “Arenës Kombëtare”, reagon Velijaj
Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e një godine pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Godina po shembet me fadroma, jo me shpërthim të kontrolluar tritol.
Nis shembja e godinës pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Mësohet se ajo nuk do të prishet shpërthim të kontrolluar, me tritol por nëpërmjet fadromave. Puna për prishjen e saj ka nisur që në mëngjes, ku fadromat po punojnë për shembjen e godinës, ku në të ndodheshin disa biznese.
Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm ka një perimetër të madh sigurie në këtë zonë, ku është ndaluar edhe qarkullimi i mjeteve. Duhet të themi se zona është mbuluar nga tymi.
Prishja e ndërtimeve pranë stadiumit bëhet për të liruar hapësirat e zëna. Në këtë hapësirë është planifikuar për të qenë parkim, që do t’u shërbejë të gjithë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet nga “Arena Kombëtare”.
Ndërsa për këtë ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj. Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan: “Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq”,
“Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes për ta hapur plotësisht Sheshin “Italia” për Arenën Kombëtare. Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq”, shkruan Veliaj në Twitter.





