Aktuale
Nis së zbatuari projekti 22 milionësh për ndërtimin e Spitalit Pediatrik në QKUK

Pas vonesave prej më shumë se tri vite më në fund ka nisur së zbatuari projekti për ndërtimin e Spitalit Pediatrik në hapësirat e QKUK.
Këshillëtari për media i ministrit të shëndetësisë, Albatrit Matoshi ka thënë për Radio Kosovën se ky spital do të përfundojë brenda 24 muajve, me ç’ rast fëmijët me sëmundje të ndryshme nuk do të kenë më nevojë të dërgohen jashtë vendit për trajtim.
Të gjithë fëmijët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme së shpejti do të kenë mundësi që trajtimin ta bëjnë në Kosovë dhe nuk do të kenë nevojë që këtë ta bëjnë jashtë vendit. Kjo pasiqë Ministria e Shëndetësisë ka vënë si prioritet projektin e vonuar për ndërtimin e Spitalit Pediatrik, i cili pritet të përfundojë brenda dy viteve. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën këshilltari për media i ministrit të shëndetësisë, Albatrit Matoshi. Ai tha se në hapësirat e këtij spitali do t’u ofrohen të gjitha shërbimet, prej atyre laboratorike e deri tek ato kirurgjikale.
”Ky spital do të ketë një hapësirë diku prej 10 mijë e 200 qind metra katrorë dhe brenda tij do të ketë shërbime laboratorike, diagnostike, mjekim intensiv, salla operative dhe çdo gjë tjetër në mënyrë që fëmijëve tanë të iu ofrohen shërbime sa më profesionale dhe të mos kene nevojë më që të kërkojnë trajtim diku tjetër por në institucionet tona publike – shëndetësore”, tha Matoshi.
Ndërkaq, kardiologu për fëmijë, Ramush Beiqi duke vlerësuar se ndërtimi i Spitalit Pediatrik është një hap i madh ka shprehur nevojën e madhe për sigurimin e stafit adekuat, në veçanti të atij për kardi- kirurgji. Beiqi tha se krahas ndërtimit të spitalit duhet të ngritën edhe kapacitetet njerëzore dhe teknike meqë sipas tij stafi aktual nuk është i mjaftueshëm.
”Ne kemi një staf i cili është duke vepruar në Kardio – kirurgji, të cilët kanë shprehur intersin të bëjën një Up- grate të trajnimit për Kardio Kirurgjinë Pediatrike, kjo do të ishte njëra prej resurseve. E dyta është të huazojmë kardio – kirurgë nga jashtë për shkak se ka nga ata të cilët janë të interesuar të vijnë e të operojnë në Kosovë. Për shembull, në mënyrë kontinuale qoftë si misione por janë politika të cilat duhet bazuar nga Ministira e Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës nga nivelet më të larta kurse ne duhet ti aplikojmë, tha Beiqi”.
Projekti për ndërtimin e Spitalit Pediatrik është projekt i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Emirateve të Bashkauara Arabe, ku do të investohen rreth 22 milionë euro. Ky projekt pritet të përfundojë brenda dy vjetësh.
