Connect with us

Trashëgimia

Nis rrjetëzimi i Zonës Historike në Vlorë

Published

on

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës në Shqipëri, mëngjesin e së dielës ka treguar se do të nis rrjetëzimi i Zonës Historike të Vlorës.

Ajo përmes një publikimi në rrjetin social Facbook, ka postuar disa fotografi se si do të duket Kantieri më i ri i Trashëgimisë Kulturore, duke treguar se sa e lumtur është për punën me të cilën do i bëjë krenarë fëmijët e saj për origjinën e tyre, transmeton KultPlus.

“Drejt Vlores per te nisur Kantierin me te ri te Trashegimise Kulturore, ate te rijetezimit te Zones historike te Vlores. E lumtur per punen me te cilen mund te bej krenare femijet e mi per origjinen e tyre. Pune e perbashket e Instituti i Monumenteve të Kulturës, Bashkia Vlorë, arkitektet e #Atelie4 me mbeshtetjen e The_AADF; #BashkePerTrashegimineKulturore; #TrashegimiaMotorZhvillimi”, ka shkruar Kumbaro.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending