Aktuale
Nis ndërtimi i qendrës sportive për klubin FC Prishtina
Nis ndërtimi i qendrës sportive për klubin FC Prishtina
Ka nisur ndërtimi i qendrës sportive, në të cilën FC Prishtina do të zhvendoset disa vjet më vonë, pasi të përfundojë projekti.
Përurimi i fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Shkabaj u bë sot. Në ceremoninë e prerjes së shiritit u theksua rëndësia e sportit në Kosovë, si një prej faktorëve kryesor për popullarizimin e vendit.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se një projekt i tillë i ka munguar Prishtinës.
“Unë nuk kam fjalë tjera përveç urime, sikur çdo qytetar i vendit edhe unë i gëzohem këtij momenti të nisjes së kësaj infrastrukture të avancuar në radhë të parë për futbollin por edhe për sporte të tjera se i ka munguar kryeqytetit, i ka munguar Kosovës”, tha Haradinaj.
E Remzi Ejupi, president i klubit të futbollit Prishtina, tha se shpreson që në të ardhmen të marrin mbështetje edhe më shumë.
“Është dëshmuar që sporti është një prej faktorëve kryesor për popullarizimin dhe mbështetjen e vendit, është dëshmuar sidomos futbolli, në përgjithësi sporti dhe besoj që në të ardhmen do të na mbështesin edhe më shumë”, tha a
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky projekt është shumë i nevojshëm.
“Prishtina si kryeqendër e Kosovës duhet ta luaj rolin e vet në tërheqjen dhe zhvillimin e talentëve dhe mendoj që ky projekt është tepër i nevojshëm për këtë drejtim, andaj kjo çka shohim sot me përfaqësuesen e Kosovës është vetëm fillimi i gjeneratave të tëra të cilat do të trajnohen, do të zhvillohen në këtë qendër sportive”, tha ai.
Ai tha se shpreson që kjo të u sjell edhe talentë edhe trofe sa më shumë.