Arkitekturë
“Nike” shndërron një kishë të vjetër në një super ambient sportiv
Nuk është ndonjë fshehtësi që firma e njohur “Nike”, ka një sy shumë kritik për dizajnin. Projekti i fundit i sapondërtuar, është shndërruar në kryetemë, duke mahnitur të gjithë.
Ekipi i Design +Connectivity, në bashkëpunim me Studion e Arkitekturës, u përkujdesën për shndërrimin e një kisheje antike, që daton nga viti 1885, në një hapësire tejet moderne me ambient sportiv, shkruan Archpaper, transmeton Ndërtimi.info.

Kisha e Epifanisë, në Çikago është transformuar në një vend të kulturës e të artit dhe në një shtëpi të të rinjve për programet trajnuese verore. Gjatë gjithë muajit gusht “Nike” do të mirëpres atletët e rinj, në kampet e krijuara dhe do të ofrojë punëtori për rritjen e interaktivitetit të tyre, duke synuar kështu mbështetjen e tyre.

Vet hapësira është një dizajn modern dhe i guximshëm i pajisur me një fushë basketbolli, një palestër sportive dhe një dhomë përplot me dollapë me kyç. Nike shtoi një skemë ngjyre blu, portokalli dhe të bardhë që kombinohet shumë mirë me ambientin teksa dritaret e xhamit janë të dizajnuara me elemente të basketbollit, njësoj si oborret, elemente këto që e bëjnë vendin edhe më unik. Elementet e tjera kontekstuale të shtrira në të gjithë objektin përfshijnë tavanet e hapura, të harkuara, si dhe portat dhe raftet e harkuara.
Projekti i ri ‘Just Do It’ nga “Nike”, për përfshirjen e fëmijëve në aktivitet sportive brenda kishës së rinovuar, do të jetë aktiv përgjatë gjithë këtij muaji.






