Connect with us

Aktuale

Ngjyrat qetësuese dhe përdorimi i tyre sipas dhomave

Published

on

Të jetosh në një apartament, mbase për ju do të thotë të jesh i kufizuar për ta dekoruar. Sigurisht, ju nuk mund të pikturoni muret me grafite dhe gjëra të panevojshme, por kjo nuk do të thotë se shtëpia duhet të jetë e zymtë dhe e mërzitshme.

Duke ndryshuar ngjyrat e mureve, si edhe të shtoni disa jastëkë më shumë, një tapet me ngjyra, mobilje, objekte, ju mund të krijoni një skemë shumë të bukur me ngjyra dhe apartamenti juaj që do të duket krejtësisht ndryshe. Por, para së gjithash, ju duhet të zgjidhni nuancat që do të përdorni për të dekoruar shtëpinë. Mbase nuk do ta besoni, por pas të gjithave, apartamenti do të pasqyrojë personalitetit tuaj duke ju dhënë skemën e duhur të ngjyrave për një relaks të plotë. Ngjyrat janë forma jo verbale e komunikimit që mund të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale. Shumë njerëz, shpesh, gjejnë frymëzim nëpërmjet tyre, prandaj ne kemi zgjedhur të sjellim tek ju ngjyrat më qetësuese, për të cilat dizajnuesit shprehen se janë ‘kurë natyrale’ për shumë probleme emocionale.

Dhoma e ndenjes (ngjyra neutale, sugjerohet e bardha)

Dhoma e ndenjes është zemra e shtëpisë. Këtu, ju qëndroni me miqtë tuaj dhe pushoni kur ktheheni pas punës. Ngjyra më e zakonshme për ta bërë një shtëpi më të shndritshme dhe mikpritëse është e bardha. Ndoshta mund të mendoni se ngjyra e bardhë në muret tuaja mund të jetë “e mërzitshme”, por në fakt, kjo ngjyrë është absolutisht moderne. Ata që e kanë të pranishme në ambientet e tyre, janë të vetëdijshëm sesi ajo ndikon me elegancën e saj. Shkëlqimi i saj është i lidhur me përcaktimin: për të shmangur monotoninë në dhomën e lyer me të bardhë duhet t’i jepni ngjyra duke luajtur me arredimin.

Sepse një dhomë e gjallë është një hapësirë private dhe publike, duke e mbajtur me ngjyra neutrale do të sigurojë se ka një atmosferë të gjithanshme. Ngjyra mund të ndikojë në mënyrën se si ju ndjeheni. Skema neutrale mund të jetë e gjallë dhe relaksuese. Përzierja me variacione të ngjyrës kafe dhe bezhë apo gri dhe të bardhë ju jep liri mbi atë që ju dëshironi.

Përdorni ngjyra neutrale edhe tek perdet tuaja, një tapet dhe mobilje druri të cilat shkojnë më së miri me paletën e këtyre ngjyrave do të jenë efikase po ashtu. Në qoftë se ju doni të shtoni disa elemente më shumë dhe ti jepni më shumë gjallëri dhomës suaj, vendosni disa pajisje dhe vepra arti me shkëlqim.

Kuzhina (ngjyrat e ngrohta dhe në kontrast)

Edhe në qoftë se shtëpia juaj nuk ka një dhomë ngrënie formale, ju ende mund të shtoni ngjyra në hapësirën tuaj të ngrënies. Vendi ku ju ushqeheni duhet të jetë i ndritshëm dhe i ngrohtë. Në fakt, psikologët besojnë se kuqja (dhe ngjyra të ngjashme) promovojë oreksin, pse mendoni se ngjyrat e McDonald janë të kuqe dhe të verdhë? Përveç kësaj, ngjyra të ngrohta mund të stimulojë bisedën, ndërkohë që ju hani një darkë me të ftuarit. Merrni parasysh ngjyrën e kuqe dhe të artë, apo ngjyrën gështenjë dhe bezhë për hapësirën tuaj.

Kuzhina duhet të ketë një personalitet të ngjashëm me ngjyrat, e zjarrtë dhe energjike. Portokallia, e verdha dhe ngjyra krem janë ato që dizenjuesit i sugjerojnë për këdo. Mos harroni elementë të tillë si mbulesa për tavolinë, vepra arti, pjata dekoruese, tenxhere dhe tiganë, të gjitha këto mund t’ju ndihmojnë të krijoni një skemë ngjyrash perfekte për kuzhinën tuaj. Ngjyrë portokalli e lehtë është tepër e këndshme. Ajo konsiderohet si “e egër”, por ju ndihmon të kombinoni pa frikë dhe madje me efekt shumë qetësues. Kjo ngjyrë është shumë e ëmbël dhe qetëson sytë, trupin dhe shpirtin.

Dhoma e gjumit (sugjerohen nuancat e blusë)

Konsiderohet si një hapësirë private, sepse gjumi është i shenjtë për gjithësecilin. Aty është vendi ku pushoni pas një dite të gjatë. Idealisht, gjumi duhet t’ju ofrojë qetësi, dhe disa ide ngjyrash relaksuese mund të ndihmojnë akoma edhe më shumë.

Synoni që të krijoni tone të lehta si bluja, grija, ngjyra të lehta të perimeve, lejlaja e lehtë, etj, të cilat të ofrojnë një atmosferë qetësuese. Për shembull, përzierja e blusë me një gri të lehtë i jep dhomës suaj të gjumit një hapësirë të ajrosur, dhe ndjesinë e të qënit në plazh. Tonet neutrale si ngjyra krem janë perfekte edhe në një dhomë gjumi. Për të zbatuar zgjedhjen tuaj, ju duhet të shtoni edhe një mbulesë në tone neutrale, rrugica dhe aksesorë dekorues që i përshtatet dekorit.

Ngjyra e kaltër e çelur, të jep ndjesinë e freskisë. Kjo është një ndër ngjyrat që rrezaton energji, impulsivitet dhe zgjon epshin. E kaltra, është fantastike për dhomën e gjumit, sepse ju ndihmon edhe të merrni më shumë energji. Bluja është një nga ngjyrat që ndikon më shumë tek njerëzit. Qetësuese dhe e freskët, ajo jep gjithashtu ndjesinë e mbrojtjes, të besimit. Nxit meditimin. Këshillohet për dhomat e gjumit, tualetet, dhomat e studimit ose të punës.

Tualeti

Tualeti është një tjetër hapësirë (shumë) private, ato mund të duken luksoze apo të freskëta. Nëse doni një hapësirë më të qetë, shkoni me ngjyrat pastel (ngjyra që përmbajnë shumë të bardhë). Në përgjithësi, ato krijojnë mjedise të qarta dhe me dritë, të përshtatshme për çlodhje. Nuancat pastel ku mbizotëron bluja krijojnë përshtypjen e freskisë; ato që përmbajnë të kuqen, portokallin dhe të verdhën krijojnë një mjedis të ngrohtë. Nëse preferoni një banjo që të duket mbretërore, përdorni ngjyra të arta si dhe ngjyra natyrore guri.

Peshqirët dhe pajisjet e tjera si (furça e tualetit dhe akesorët mbajtës) mund t’ju ndihmojë të ndryshoni pamjen e dhomës suaj. Shpresojme se këto ide për ngjyrat e secilës dhomë dhe sugjerimet t’ju ndihmojnë të planifikoni dekorin perfekt për apartamentin tuaj. Megjithatë, është vendimi juaj nëse dëshironi që të jeni të lumtur, më të relaksuar, më kreativë dhe energjikë. Për shembull nëse dëshironi që pas gjumit të ndjeheni energjik, përdorni një gamë të ngrohtë. Ju duhet të kujdeseni që të përshtatet me shijet tuaja personale, dhe nëse teoria e ngjyrave dhe psikologjisë përshtatet, kjo është një arritje e madhe!

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending