Aktuale
Ngecë rekonstruimi i ndriçimit rrugor në Shtërpcë

Faza e dytë e rekonstruimit të ndriçimit rrugor të ekzistuar në Komunën e Shtërpcës me instalim LED, nuk do të bëhet edhe për një kohë. Kjo po ngecë si shkak i ankesës që është drejtuar në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) me pretendimet që kjo komunë në dhënien e këtij tenderi nuk ka respektuar nenet që përcaktohen me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP).
Pretendime këto që po vijnë nga kompania “BM Group” Sh.P.K , siç thuhet në ankesë pas shqyrtimit të dokumentacionit të kompanive fituese “Linda” Sh.P.K dhe N.SH “Besa” janë vërejtur parregullsi duke bërë kështu që mos të pranojnë vendimin e Komunës për dhënien e këtij tenderi, shkruan Ndërtimi.info
“Pas pranimit të “B 58 njoftim për vendimin e AK” përmes platformës e-prokurim.rks-gov.net, ku si fitues të propozuar për kontratë është shpallur konsorciumi “Linda” Sh.P.K dhe N.Sh “Besa”, ne si OE kemi kërkuar qasje në dokumentacionin e tenderuesit të propozuar për nënshkrimin e kontratës. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të “BM Group” Sh.P.K, nuk pajtohemi me vendimin e Autoritetit Kontraktues dhe me datën 14.06,2018 përmes e-mail, tek AK kemi paraqitur “Kërkesën për rishqyrtim” me të gjitha faktet dhe argumentet të cilat mendojmë se ekzistojnë”, thuhet në ankesën e operatorit ekonomik të eliminuar nga ky aktivitet i prokurimit drejtuar Gjykatës së Tenderëve.
Është shtuar edhe se mendojnë që Komuna e Shtërpcës nuk ka marr parasysh nenin 27 që ka të bëjë me dosjen e tenderit, nenin 59 që parashihet ekzaminimin, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve.
