Arkitekturë
“Nga imazhet në objekte” nxit kreativitetin e arkitektëve të rinj nga artikuj të ndryshëm

Punëtoria “From images to objects” (Nga imazhe në objekte) që po mbahet në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, synon që studentët të zgjerojnë kreativitetin e tyre duke krijuar artikuj që ngjajnë me objekte të ndryshme si gotat e qajit apo vazove.
Këtë e spjeguar për Ndërtimi.info, Lera Samovich nga Fala atelier e cila po udhëheq punëtorinë në kuadër të Festivalit të Arkitekturës.
E shprehur mjaft e kënaqur me punën e studentëve përgjatë këtyrë dy ditëve, lera thotë se ka qenë mjaft skeptike për idenë e një punëtorië me një temë të tillë, megjithatë rezultati doli të jetë mjaft interesant.
“Punëtoria nuk ka të bëjë me dizajnin e një projekti të ri, ishte më shumë për vendin. Ne kemi një kopsht i cili ka mjaft boshllëk, kështu që ne menduam të bëjmë një grup të lojërave atje, por gjithashtu donim të bënim atë si një ushtrim qesharak dhe argëtues. Në ditën e parë ne bëmë një hulumtim bazuar në studimin e objekteve si mobiljeve ose vazove apo gotave të çajit. Pra, bëmë një përzgjedhje të çuditshme të arkitektëve italianë nga vitet e 80-ta dhe menduam se ky është një ushtrim i rëndësishëm në kuptimin e “objekteve që mundohen të duken si shtëpi”, dhe të gjitha ato janë me të vërtetë të dizajnuara me kujdes, kështu që mendova se është një stërvitje e mirë”, thotë Samovich.
Puna e studentëve kishte të bënte me krijimin e lojërave për kopshtin e fëmijëve, duke u bazuar në objekte të atilla.
“Dje secili student bëri disa prej tyre dhe pastaj për secilin objekt u caktova një artikull të thjeshtë për lojëra si luhatëse ose rrëshqitëse dhe sot ida ishte për ta hartuar artikullin, por bazuar në objektet që ata kanë studiuar ditën e djeshme dhe ka të bëjë me përdorimin e elementëve të njëjtë duke përdorur të njëjtën gjuhë, por gjithashtu duke u përpjekur t’i riorganizojnë ato, të shtojnë apo të heqin elemente, dhe mendoj se të gjithë e kanë kuptuar atë dhe sot kemi disa objekte qesharake” ka shtuar ajo.
Punëtoria do të vazhdojë të mbahet edhe nesër gjithashtu edhe aktivitetet e tjera të Festivalit.
