Connect with us

Aktuale

Nga dhjetori bëhet me pagesë rruga e papërfunduar Durrës – Kukës

Published

on

Pjesë të tëra të rrugës Durrës-Kukës janë ende të papërfunduara dhe të rrezikshme, por prej dhjetorit kompania që mori në koncesion mirëmbajtjen e saj do të ketë gati vendpagesat, ndërsa qytetarët e Kukësit i tremben izolimit të qytetit që edhe kështu është një ndër më të varfrit në vend.

Koncesioni i shumëpërfolur i Rrugës së Kombit, autostradës që filloi të ndërtohej një dekadë më parë, ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe nuk ka përfunduar ende, pritet të fillojë të zbatohet në muajin dhjetor, pasi kompania koncesionmarrëse të përfundojë ndërtimin e traut të pagesave. Megjithatë, pavarësisht se nga dhjetori të gjithë qytetarët përdorues të rrugës do të fillojnë të paguajnë atë, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve do të paguajnë si taksapagues, edhe nëse nuk i bie kurrë rruga nga këto anë, autostrada vijon të jetë efektivisht në të njëjtën gjendje teknike, pjesërisht e papërfunduar, me shpejtësi të lejuar të ulët për një autostradë dhe burim i përhershëm rreziku dhe aksidentesh.

Rreth 30 veta, sipas policisë, kanë humbur jetën në aksidente automobilistike përgjatë rrugës Durrës-Kukës që prej vitit 2009 kur ajo filloi të përdorej edhe pse ende e papërfunduar, ndërsa shpejtësia e lëvizjes në autostradën e pagëzuar si “Rruga e Kombit” u përgjysmua.

Altin Mena, ish-shef i qarkullimit rrugor në qarkun e Kukësit dhe ekspert në këtë fushë i tha BIRN-it se segmenti, të cilin ai e ka studiuar, Tuneli i Kalimashit «është nga më problematikët në vend, me disa hyrje – dalje pa asnjë lloj kriteri». Ai shpjegon se rruga është e rrezikshme pasi ka pjesë të përfunduara me 4 korsi dhe disa ura me vetëm dy korsi dhe po ashtu disa hyrje dalje jashtë kritereve.

E megjithëse rruga është ende e papërfunduar para disa javësh konsorciumi i kompanive «Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk» & «BEE Tech» & «Violap Ateve» & «Kastrati» sha, i cili fitoi një vit më parë koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës, ka filluar punën për ndërtimin e vendpagesave. Kjo ka nxitur zemërim në Kukës ku qytetarë dhe drejtues lokal thonë se i tremben një izolimi të mëtejshëm të qytetit që sipas tyre është një nga më të varfrit në vend.

Vangert Beqollari, përfaqësues i kompanisë «Salillari» i tha BIRN-it se punimet për ndërtimin e vendpagesës vazhdojnë me intensitet dhe pritet që të përfundojnë në dhjetor. «Kur të vini në dhjetor do të jetë çdo gjë gati. Në bazë të projektit në këtë shesh do të jenë 10 korsi (5 hyrje dhe 5 dalje) me trarët ku do të kryhet pagesa», tha Beqollari. Sipas tij çdo gjë në vendpagesë do të jetë elektronike, ndërsa do të ketë edhe dy ndërtesa që do të shërbejnë për zyra dhe për personelin e sigurisë.

Koncesioni për mirëmbajtjen e rrugës iu dha kosorciumit «Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk» & «BEE Tech» & «Violap Ateve» & «Kastrati» sha, në gusht të vitit 2016 pasi Komisioni i Prokurimit Publik, përmbysi një vendim të Ministrisë së Trasporteve e cila kishte shpallur fitues një kompani tjetër. Që atëherë, sot banorët e Kukësit kundërshtojnë pagesën duke pretenduar se kjo do e varfërojë qytetin dhe dëmtojë biznesin e vogël atje.

Sipas të dhënave publike për koncesionin mesatarisht çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguaj 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milion euro në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Sokol Kolgjini, kryetar i shoqatës «BpB» (Biznesi për Biznesin) në emër të biznesmenëve dhe tregtarëve kuksianë thotë se «derisa autostrada është ndërtuar me fonde publike nuk ka argument për taksë shtesë për çdo mjet». Ai po ashtu thotë se makinat në vend

paguajnë taksën e qarkullimit e cila i dedikohet mirëmbajtjes së rrugëve dhe taksimi në autostradë është një taksë mbi këtë taksë.

«Ne tashmë kemi një përvojë negative me një koncension të ngjashëm që bllokoi aeroportin e Kukësit, duke i shkaktuar këtij rajoni një dëm ekonomik, e kështu s’mund të biem dakord me një koncesion tjetër që do na shkaktojë humbje të drejtpërdrejtë», thotë

Kolgjini. Ai shpjegon se Kukësi nuk ka një rrugë alternative që e lidh me Tiranën, rruga e vjetër është amortizuar, kjo e bën kalimin në autostradë të detyrueshëm.

Kolgjini thotë se vetëm nga Kukësi çdo ditë në rrugë kalojnë 400 mjete dhe sipas tij kjo përkthehet në një humbje prej «rreth 120.000 euro në muaj ose 1.4 milion euro në vit».

Me shoqatat e biznesit dhe banorët është solidarizuar edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, i cili thotë se koncesioni është një tarifë që do ndëshkojë biznesin e vogël në qytet dhe rrezikon mbylljen e mjaft prej këtyre bizneseve. «Tarifa që do paguhet është e papërballueshme për ne. Kam folur me të gjithë bizneset e vogla që operojnë në Kukës. Ka biznese që sjellin tre-katër automjete në ditë për furnizim. Kostoja e tyre, pas pagesës së detyrueshme, do të shkojë 1200 euro në muaj. Po në vit? Pra një tarifë e papërballueshme për një biznes të vogël që do të sjellë mbylljen e tyre», thotë Shehu.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit ka vënë alarmin edhe për largimin e turistëve të cilët sipas tij nuk do përballojnë kostot e kësaj rruge.

«Kosovarët janë të vetmit turistë që kemi dhe ata nuk harxhojnë shumë. Kjo pagesë do të rrisë koston e udhëtimit dhe do sjellë largimin e tyre nga Shqipëria, drejt vendeve të tjera», theksoi Bashkim Shehu.

Ndërkohë drejtori për Rininë në bashkinë e Kukësit Njazi Hoxha e ka cilësuar koncensionin e Rrugës së Kombit si një vjedhje dhe abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë. «Pavarësisht se qeveria tashmë e ka vendosur, ne kemi qenë kundër dhënies me koncension të Rrugës së Kombit. Kjo përbën një krim për qytetarët shqiptarë dhe ato të qarkut Kukës… Por më e rëndësishmja është që kjo taksë, ky koncension është një vjedhje dhe abuzim madhor ndaj qytetarëve shqiptar dhe në veçanti ndaj atyre kuksianë», tha Njazi Hoxha.

Qytetarë të ndryshëm të kontaktuar nga BIRN thanë se jo vetëm do kundërshtonin pagesën e rrugës, por kërcënuan se do të bllokonin kalimin në tunel. Në një rast madje një i ri që nuk deshi të identikohej tha se pas taksës Kukësi duhej të kërkonte bashkim me Kosovën.

Shefqet Kastrati drejtues i njërës prej kompanive të konsociumit tha se ky i fundit nuk kishte përgjegjësi për pjesët e papërfunduara të rrugës. Sa i përket çmimit dhe ankesave nga qytetarët dhe biznesi, Kastrati i tha BIRN-i se kompania ka menduar lehtësira duke përfshirë edhe një kartë abonimi për përdoruesit e përditshëm. «Për ato mjete që ka ndjeshmëri sociale kemi menduar që do i jepen bashkisë 100 mijë euro. Këtu përfshihen autobusët e të tjera», tha Kastrati. Ai po ashtu tha se kompania nuk mund ta vononte llimin e mbledhjes së tarifës. «Ne kemi filluar të paguajmë per mirëmbajtjen. Duhet të kihet parasysh se vetëm energjia është 50 mijë euro në muaj», tha ai.

Kastrati tha se megjithëse ishte shqyrtuar nga avokatët dhe kompanitë këshilluese nuk ka asnjë mundësi për të përjashtuar një qytet nga pagesa.

Megjithë kundërshtimet nga Kukësi, kompania «Salillari & Kastrati» që ka marrë me koncesion Rrugën e Kombit ka filluar para dy javësh punën për vënien e trarëve të cilët do të shërbejnë për ndalimin e automjeteve, për të paguar taksën e kalimit në autostradën Durrës- Kukës – Morinë, duke filluar kështu zbatimin në terren për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për mbledhjen e kësajtakse.

Projekti sipas punonjësve të kompanisë parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi dhe nënkalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në

Në të njëjtën kohë vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë në rrugën Kukës – Morinë i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë fondesh. Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milion Euro.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending