Connect with us

Aktuale

Nga 400 milionë euro bien në 100 milionë investimet e huaja direkte në Kosovë

Published

on

Investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie nga 400 në 100 milionë euro, sidomos në pesë vitet e fundit. Bilanci i investimeve në vitin 2014 ishte 123.9 milionë euro, që paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 250.2 milionë euro në vitin 2013.

Ndërsa, bilanci i IHD-ve në vitin 2015 ishte 287.3 milionë euro, që paraqet një rritje të lartë krahasuar me vlerën prej 123.8 milionë euro në vitin paraprak. Në vitin 2016 Investimet e Huaja Direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët.

Investimet e huaja në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 për qind krahasuar me vitin 2016.

Ndërsa vit i keq për investime është cilësuar viti 2018, me një vlerë prej 121.9 milionë euro dhe shënuan rënie vjetore prej 43.0 për qind.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë për KosovaPress se ka rënie të investimeve të huaja direkte dhe është tregues jashtëzakonisht negative, përderisa në vendet e rajonit ka zhvillime shumë më pozitive sa i përket investimeve të huaja direkte.

Kryetari Rukiqi përveç kësaj ka thënë se edhe cilësia e investimeve të huaja nuk janë cilësore.

“Problemi është edhe te cilësia e investimeve të huaja direkte, kur themi cilësia nuk ka këtu një matës cilësie ndoshta, por kjo mund të shihet me vlerën e shtuar në ekonomi. Ne kemi shumë pak investime që kanë krijuar vlerë të shtuar në ekonomi. Promovimi më i mirë i investimeve është kur të përmirësohen kushtet këtu në Kosovë, kur ka energji elektrike të mjaftueshme, kur e eliminojmë burokracinë, kur nuk kemi problem me leje të ndërtimit, me licenca të ndryshme, kur e zvogëlojmë korrupsionin, kur e rrisim performancën e gjyqësorit, kur i trajtojmë çështjet pronësore”, thekson Rukiqi.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, thotë se janë përgjysmuar investimet për shkak të mungesë së ofertës së mirëfilltë dhe mungesës së një ligji efikas për të investuar në Kosovë.

Edhe ato investime të pakta, sipas Krasniqit, shumica janë nga bashkatdhetarët që kanë investime në patundshmëri dhe jo në ndërmarrje; fabrika apo prodhim.

Krasniqi ka marr shembull Maqedoninë, e cila sipas tij, për çdo muaj ka nga dy, tre, katër dhe pesë investitorë, ngaqë ka një ligj të përshtatshëm, ndërsa në Kosovë jo.

“Shkaqet kryesore janë mungesa e ofertës. Kosova ende nuk ka arrit me bërë një ofertë serioze për investitorë qoftë vendorë dhe të huaj. Para dy vitesh është miratuar nga qeveria dhe kuvendi ligji për investime strategjike dhe fatkeqësisht kemi vetëm 11 oferta për këtë vit dhe asnjë e përfunduar. Pra, Kosova nuk ka arrit asnjë investitorë ta sjell përmes Ligjit për Investime Strategjike. Dhe kjo ka ndikuar që investimet në Kosovë të ulën nga rreth 400 milionë euro që kanë qenë në vitin 2010, ndërsa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë më pak se 100 milionë euro investime”, thotë Krasniqi.

Ai ka shtuar se aq shumë ka nevojë Kosova për investime të huaja, për punësim sa që perspektiva për të jetuar në Kosovë çdo ditë është duke humbur si mungesë e një serioziteti më të madh të Qeverisë së Kosovës që të ketë në prioritet ekonominë e Kosovës dhe zhvillimin e vendit.

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, thotë se thithja e investimeve të huaja do të jetë njëri nga prioritetet e rëndësishme gjatë vitit 2019.

Shala thotë se kanë bërë disa ndërhyrje në aktet nënligjore të ligjit për investime strategjike dhe pret që në fillim të vitit të ardhshëm të shpallin edhe investitorët e parë strategjik.

“Ka të interesuar, unë i kam autorizuar për disa ndryshime pas kërkesave të investitorëve potencial te çështja e procedurës së aplikimit për investitorë strategjik. Deri tash ka të interesuar të cilët janë duke i ndjekur të gjitha procedurat të cilat i përcakton Ligji për investime dhe rregullore të tjera në fuqi. Besoj se shumë shpejt ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë do të dalim edhe me rezultate në raport me këtë”, thotë Shala.

Sektori energjetik, miniera, transporti dhe telekomunikacioni, industria përpunuese, bujqësia dhe turizmi janë vetëm disa nga sektorët me më potencial në të cilët investitorët ndërkombëtarë do të mund të investonin.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending