Aktuale
New York Times me artikull rreth historisë së NEWBORN-it

Shumë vite pas paraqitjes së parë të skulpturës së NEWBORN-it në faqen e parë të New York Times, një artikull i publikuar së fundi në po të njëjtën media nga Alex Marshall, tani flet për historinë e ngjyrosjes së saj përgjatë viteve dhe mesazheve që përçon çdo herë.
New York Times ka kontaktuar me ideatorin e skulpturës Fisnik Ismaili, për të treguar detaje rreth projektit dhe ri-ngjyrosjes së tij në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, transmeton Ndërtimi.info.
Në vazhdim gjeni artikullin e plotë:
Një skulpturë në Kosovë që përçon vështirësitë e vendit
Një dekadë më parë, Fisnik Ismaili krijoi një skulpturë për të festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia: Kjo ishte fjala “NEWBORN”, 3 metra të larta, pikturuar me ngjyrë të verdhë të ndezur. Ai nuk kishte të holla për të paguar punonjësit e metalit që e ndërtuan atë, kështu që e la makinën dhe çelësat e shtëpisë si depozitë.

Valerie Plesch for The New York Times
Në mbrëmjen kur skulptura u zbulua në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, më shumë se 150 mijë njerëz nënshkruan mbi të. “Ai moment ndihej më i madh se vetë jeta,” tha zoti Ismaili kohët e fundit, në një kafene pak më tej se skulptura. “Njerëzit vazhdonin të vinin, duke u ngjitur, duke shkruar mbi të. Ajo vazhdoi për orë të tëra”.
Ismaili, tani 45 vjeç, e nënshkroi atë për më shumë se 30 miq të cilët nuk mundën të vinë në festimet e pavarësisë. Ai i shkroi një mesazh edhe të dashurës së tij. Pastaj shtoi, “Falënderoj Perëndinë që është mbi ne” në shkronjën “B” – duke iu referuar rrugës së gjatë të Kosovës për pavarësi dhe për netët pa gjumë që z. Ismaili kishte kaluar gjatë përgatitjes së skulpturës.

Visar Kryeziu/Associated Press
Pas zbulimit më 17 shkurt 2008, “NEWBORN” shpejt u bë simbol i Kosovës. U shfaq në faqen e parë të The New York Times një ditë më pas, në vitin 2012, Rita Ora, ylli kosovar-britanik i muzikës pop, kërceu mbi të në një video muzikore.
Por që nga inaugurimi i skulpturës dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, përparimi ekonomik dhe politik i ka turbulluar shumë në vend. Korrupsioni është një problem i madh, dhe ende nuk është arritur një pajtim me kufirin me Serbinë.
Në vitin 2016, Ismaili e ngjyrosi atë me qiellin dhe retë, por gjithashtu pikturoi tela me gjemba rreth shkronjave – një deklaratë për vështirësitë që kosovarët kishin për të hyrë në Europë.
Vitin pasues, ai pikturoi tulla, rrëzoi shkronjën “N” dhe “W” dhe më pas shkroi fjalët “No Walls” (Pa mure) midis tyre në përgjigje të përpjekjeve për të ndërtuar një mur në Mitrovicë, një qytet etnikisht i ndarë në veri të vendit.
“Sa herë që e pikturoj atë, unë dua të jap një mesazh,” tha ai.
Në formën e tanishme, ky mesazh është optimist: Letra “B” është zëvendësuar me numrin “1”, duke formuar numrin 10 për të festuar vitet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Por z. Ismaili fillimisht donte që kjo të kishte një mesazh politik. “Doja të bëja një pasqyrë – ‘Koha për të reflektuar’ – por unë nuk mund të gjeja një kompani të vetme që ngjyros me krom”, tha ai.
Plani fillestar i z. Ismaili për “NEWBORN” ishte ruajtja e grafitit që nga nata që u zbulua. Por njerëzit vazhduan të nënshkruanin, prandaj ai vendosi ta ri-ngjyroste atë çdo vit në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke filluar të pikturoj flamujt e vendeve që e kishin njohur Kosovën si një shtet sovran.

Visar Kryeziu/Associated Press
Plani i z. Ismaili nuk pati sukses në fillim. Qeveria refuzoi t’i japin atij të drejtën për ta ngjyrosur skulpturën, tha ai, duke pretenduar se do t’i shkatërrohej origjinaliteti i artit.
Skulptura qëndroi e pandryshuar për pesë vjet derisa u bë aq e ndyrë saqë autoritetet e qytetit duhej ta ri-ngjyrosnin atë. Por ai thotë se edhe ngjyra që ata kishin përdorur ishte një e verdhë tjetër. Atë natë ai shkroi në Facebook dhe kërkoi vullnetarë për t’i ndihmuar në ngjyrosjen e flamujve. Dy ditë më vonë, 150 njerëz u lajmëruan për ta ndihmuar.
Me ndihmën e vullnetarëve, ai e ka ri-ngjyrosur atë çdo vit që nga ajo herë. “Ka patur raste në vitet e fundit – shumë herë – që dëshiroja ta pikturoja atë vetëm të zezë, për të dërguar një mesazh se kjo situatë është kaq e keqe”, tha ai. Ai madje njëherë kishte blerë ngjyrën dhe e kishte ngarkuar atë në makinën e tij. “Ajo që më ndaloi ishte fakti që kjo nuk është vetëm e imja”.

via Karrota
Jo të gjithë në Kosovë janë të lumtur për kontrollin e skulpturës së zotit Ismaili. “Duhet ta lënë atë në dorë të publiku ose artistëve të rrugës për të bërë atë që duan, për të thënë atë që u duhet”, tha Dardan Zhegrova, një artist lokal.
Artistët e rrugës dikur e kthyen “B” në një “P”, kështu që skulptura thoshte “NEËBORN”, tregon Zhegrova. “Është mirë të ndodhin gjëra të tilla. Mos e institucionalizoni”, shtoi ai.
Zoti Ismaili thotë se i pëlqen që njerëzit të shtojnë grafite në skulpturë edhe nëse mesazhet mund të jenë të vrazhda. Ai donte të krijonte një sistem që do t’i lejonte kosovarëve të zakonshëm të sugjeronin ide për ri-ngjyrosjen e saj. Por, për momentin, ai tha se do të bëj atë që gjithmonë bën: të ulet rreth pesë ditë para përvjetorit të pavarësisë dhe të shpresojë se do i vije ndonjë një ide.
Në Shkurt të këtij viti Ndërtimi.info ka publikuar një reportazh në lidhje me idenë e NEWBORN-it të cilin mund ta gjeni këtu: https://ndertimi.info/cfare-ngjyre-ishte-planifikuar-per-new-born-in-e-pare-si-ndryshoi-video/
