Connect with us

Arkitekturë

New York Times: Ku janë të gjitha gratë arkitekte?

Published

on

Për të kuptuar gjendjen e mundësive të grave në arkitekturë, mendoni për kompaninë që tani për tani ka komisione me njerëz me profilet më të larta arkitekturore në botë, ka vetëm dy drejtoresha gra dhe këtë adresë interneti: big.dk.

Shkruan Allison Arieff, opinioniste me fokus në dizajn dhe arkitekturë, New York Times.

Image result for Allison Arieff

Po, BIG (Bjarke Ingels Group) është me bazë në Danimarkë (pra “dk”), por përdorimi i kompanisë për këtë adresë të paefektshme vetëm përmbledh gjendjen me të cilën përballen shumë gra në profesionin arkitekturor sot.

Deri në vitin 1972 dhe ardhjen e “Title IX” (ligji federal i të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), i cili ndaloi diskriminimin gjinor në programet arsimore të financuara nga federata, shumica e shkollave arkitekturore amerikane refuzuan të pranonin gratë. Sondazhi i fundit i kësaj fushe zbuloi se gratë përbëjnë gjysmën e të diplomuarve nga programet e arkitekturës në këtë vend, por përbëjnë rreth 20 për qind të arkitekteve të licencuara dhe 17 për qind të partnereve apo drejtoreshave në studiot e arkitekturës.

Nuk ka asnjë shpjegim të thjeshtë për këtë. Sfida, tha Ila Berman, dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin e Virginia-s (dhe një nga vetëm disa dekane gra në këtë fushë), është të “ndryshojë një kulturë që do të ndryshohet vetëm nëpërmjet përfaqësimit, kur 50 për qind e njerëzve në dhomë janë gra”.

Tentativa – lajmi i mirë është se po ndodh.

Arkitektura ka pasur një moment #MeToo (#EdheUnë). Një listë online e arkitektëve burra të akuzuar për ngacmimin e kolegeve, ngjashëm me një listë që qarkulloi në industrinë e medias, u shfaq këtë vit. Një nga burrështetasit më të vjetër të fushës, Richard Meier, dha dorëheqjen në mars nga një rol udhëheqës në studion e tij pas akuzave për ngacmim seksual nga pesë gra. “Zërat e Grave”, një manifest që bën thirrje për t’i dhënë fund “paragjykimeve të përhapura dhe sjelljeve të padrejta që duket se janë sistematike në kulturën dhe disiplinën tonë”, u prezantua nga një grup arkitektesh gra në një ‘flash mob’ (Grup njerëzish që mblidhen papritmas në një vend publik) në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut gjatë verës.

Iniciativa “Equity by Design” e Institutit Amerikan të Arkitektëve, udhëhequr nga dega e San Franciskos, ka punuar për të adresuar “pinch points” (s.q. çdo pikë në të cilën është e mundur që një person ose një pjesë e trupit të një personi të kapet midis pjesëve të lëvizshme të një makinerie) në profesion dhe për të promovuar praktikat më të mira në rekrutimin, mbajtjen dhe promovimin në këtë fushë. Në nëntor, iniciativa publikoi ​rezultatet e një studimi prej 14,360 të anketuarish në çdo shtet dhe në gjashtë kontinente. Ndër gjetjet e tij: arkitektet dhe projektueset gra dhe minoritete marrin paga më të ulëta sesa bashkëmoshatarët e tyre të bardhë dhe kanë më pak gjasa të mbajnë pozita udhëheqëse, nënat në veçanti humbasin nga karriera dhe avancimet e pagave dhe firmat kanë qenë të ngadalshme në ndjekjen e praktikave më të mira në lidhje me barazinë dhe mirëqenien e punëtorëve.

Unë u shokova nga sa burra kundrejt grave raportuan se ndiheshin fuqishëm se puna e tyre kishte përjetuar ndryshim; kjo ndoshta lidhej me gjetjen se arkitektet ndjehen sikur janë të njohura për të punuar shumë.

Jashtë A.I.A., të tjerët po përpiqen të ndryshojnë atë që shumë e konsiderojnë kulturë toksike. “Ne nuk jemi viktima, ne jemi objektiv”, tha Caroline James, e diplomuar në programin e arkitekturës së Harvardit dhe themeluese e grupit të avokatisë Design for Equality. “Le t’i japim gratë si vegla që mund t’i përdorin. Mbikëqyrje. Qasje në informata. Ndarje e informacionit të pagave. Është koha për të identifikuar problemin dhe çfarë duhet të bëjmë për të ecur përpara”, tha ajo.

Gratë janë të nën-përfaqësuara në arkitekturë jo vetëm në krye të fushës, por në të gjitha nivelet. Në vitin 2015 dhe 2016, vetëm 31 për qind e anëtarëve të fakultetit në arkitekturë me orar të plotë ose të pjesshëm ishin gra. Megjithëse gratë kanë rritur gradualisht numrin e tyre, ata e kanë bërë më së shumti atë në nivelet më të ulëta të të dyjave, akademisë dhe profesionit.

Nuk është për t’u habitur, që përqindja e grave në arkitekturë rrënjësisht zvogëlohet, ndërsa një ngjit shkallët drejt pozitave më të larta dhe nderimeve prestigjioze. Mentoret gra dhe “role models” janë rë pakëta. (Përveç Zaha Hadid, sa arkitekte femra mund të emërosh?) Edhe pse gratë mund të rriten në numër në sallën e ligjëratave, ata janë të nën-përfaqësuar në plan programet e kurseve, të cilat mund të dërgojnë një mesazh se gratë nuk vlerësohen nga pjesëmarrësit.

Do të dukej e qartë: Nëse doni më shumë arkitekte gra, mësoni më shumë gra të bëhen arkitekte. Fusha të tjera ku gratë janë të nën-përfaqësuara flasin për një problem të tubacionit, besimin se mungesa e diversitetit rrjedh nga mungesa e talenteve në dispozicion. Por pothuajse gjysma e studentëve të arkitekturës janë gra, prandaj pse janë kaq pak të lidhura me industrinë pas diplomimit?

Edhe në vitin 2018 supozimet që gratë do të tërhiqeshin për t’u martuar, se ato nuk do të ishin në gjendje të komandonin autoritetin në vendet e punës, apo edhe pse kreativiteti i tyre nuk ishte deri në mesatare, kanë vazhduar, duke rezultuar në paga të pabarabarta, njohje dhe akses në mundësi. Çdo grua me të cilën fola për këtë temë ka një histori (ose më shumë të ngjarë, shumë histori) të njerëzve që vënë në pyetje kompetencat dhe kualifikimet e tyre, duke mos besuar se ato ishin në fakt përgjegjëse për ndonjë projekt.

Disa gra thanë se klientët shpesh supozojnë se një arkitekte grua në një dhomë, ndodhet aty për të marrë shënime ose për të shërbyer kafe. Një grua u pyet në një mbledhje nëse ajo kishte PMS (Sindroma premenstruale), një tjetër tregoi kohën kur një grup kolegësh meshkuj u ankuan tek kreu i firmës se ata nuk mund të merrnin urdhra nga një grua; edhe një tjetër përshkruan humbjen e një promovimi pasi mbeti shtatzënë.

Disa prej programeve më prestigjioze arkitekturore të vendit, përfshirë Yale, Princeton, Columbia, Cornell, Universitetin e Virginia-s dhe Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, në vitet e fundit kanë emëruar gratë si dekane apo drejtuese. Do të ishte e paarsyeshme të vendosnim barrën e transformimit në një grup grash – dhe është fyese për të gjitha gratë të supozohet se këto arkitekte të talentuara dhe të afta janë punësuar vetëm për shkak të gjinisë së tyre. Por këto emërime fillojnë të ndryshojnë balancin e pushtetit.

“Është kuptimplotë si simbolikisht dhe thelbësisht se unë jam një dekane grua në Yale”, tha Deborah Berke, dekane e arkitekturës në Yale dhe drejtoreshë e studios së saj. “Ne nuk do ta shohim ndryshimin e kulturës menjëherë. Por ne do të shohim rezultatet”, tha ajo.

Në arkitekturë mbizotëron shqyrtimi i kolegëve. Kur vendimet bëhen nga komitetet e përbëra nga burra, përbëhen nga intervistat me kandidatët më së shumti burra dhe dërgohen për tu miratuar nga një burrë, sistemi vazhdon vetë. Arkitektet gra bëjnë më pak se homologët e tyre burra në çdo nivel të përvojës.

Për ta thënë qartë, njerëzit janë ende fytyra e profesionit.

“Çdo arkitekte grua që njoh unë, mendoj, do të thoshte të njëjtën gjë”, tha zonja Berke. “Unë dua të jem një arkitekte e mirë që ka një ndikim kuptimplotë. Nuk dua të njihem si një arkitekte e mirë grua. Arkitektura duhet të duket si bota që i shërben – dhe kjo mund të jetë gjithkush”.

Ri-definimi i suksesit

Arkitektët që shumica prej nesh dëgjojmë për ta – Gehry, Foster, Ingels shpesh janë angazhuar të dizajnojnë rrokaqiejt, muzetë dhe kampuset e korporatave të teknologjisë së lartë, dhe ndërtesa që janë parë si kulmi i suksesit, projektet të cilat duhet t’i synojnë të tjerët. Ka gra që duan të dizajnojnë rrokaqiejt, gjithashtu, por kjo paraqet një pamje mjaft të kufizuar të asaj që arkitektura mund të jetë. Pjesë e cila mund të llogaritet për numrin e ulët të të diplomuarave gra që vazhdojnë në fushën e tyre mund të jetë interesi i tyre për të krijuar një rrugë tjetër.

Çelësi për mundësi të barabarta më të mëdha është rishqyrtimi se çfarë do të thotë suksesi në arkitekturë. “Ka aq shumë në dispozicion për t’u ri-zbuluar”, thotë Amale Andraos, dekane e arkitekturës në Kolumbi, e cila si shumë nga bashkëmoshataret e saj la një firmë të madhe të udhëhequr nga një burrë për të gjetur dyqanin e saj, WORKac, me burrin e saj, arkitektin Dan Wood. “Strehimi, banesa me të ardhura të ulëta, kopshti, pyetje për hapësirë publike, kritika arkitekturore. Ju mund ta ndryshoni kulturën, njohurinë dhe historinë duke hartuar një aplikacion, duke u angazhuar në aktivizëm social ose duke krijuar hapësira miqësore për familjen. Përcaktimi i suksesit është shumë i madh”.

Liz Ogbu, e cila kishte dhënë mësim si arkitekte në Shkollën e Lartë të Dizajnit në Harvard por e përshkruan veten si “projektuese, inovatore sociale dhe urbaniste”, sigurisht që e sheh atë (suksesin) në këtë mënyrë. Karriera e Ogbu-së – ajo ka projektuar strehëza për punëtorë ditorë emigrantë dhe ka bashkëpunuar në një ndërmarrje sociale që ofron higjienë të sigurt dhe të përshtatshme për shtëpitë e banorëve urbanë me të ardhura të ulëta në Ghanë – tregon për një përkufizim shumë më të gjerë të asaj që një “arkitekt” mund të jetë dhe të bëjë.

Siç më shpjegoi në një e-mail: “Në shumë mënyra, arkitektura është një profesion që ka qenë epitomi i patriarkatit dominues të bardhë, nga shumica e “star-kitektëve” të famshëm deri tek obsesioni shumë i shpeshtë me ndërtesat që janë më të njohura për bukurinë e objektit se sa cilësinë e jetës që ato mundësojnë. Unë jam e zezë dhe grua, ekzistenca ime është e kundërta e atij sistemi. Pra, ndoshta nuk është rastësi që, siç e kam ndërtuar rrugën time në këtë fushë, unë jam angazhuar në një praktikë të projektimit që rrënjoset në ngritjen e tregimeve të atyre që janë më shpesh të lënë pas dore ose të heshtura”.

Një “Easy Fix” (Një zgjidhje e lehtë)

Problemi i diskutuar këtu është më shumë një problem shoqëror sesa arkitekturor. Transformimi nuk do të vijë brenda natës, por ka një gjë që të gjitha firmat mund ta bëjnë tani: të paguajnë burrat dhe gratë njëjtë.

Kjo është ajo që arkitekti dhe shoku i MacArthur, Jeanne Gang, bëri për firmën e saj, Studio Gang, e cila harton llojet e projekteve të profilit të lartë që zakonisht nuk u jepen firmave të udhëhequra nga gratë.

“Është e qartë”, shkroi ajo në një ese të fundit për promovimin e barazisë gjinore në arkitekturë. “Mund të fillojmë duke shikuar çështjen themelore të respektit në vendin e punës – pagën. Ndryshe nga matjet e tjera të vlerave, paga është një numër. Është e prekshme dhe objektive“, kishte shkruar ajo.

Është një hap i parë thelbësor drejt barazisë që do të lejojë që profesioni të ecë përpara, së bashku, për të adresuar sfidat më komplekse që na presin.


Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending